Allegri: Hernanes do të shënojë shumë gola… - Arbëria News

Allegri: Hernanes do të shënojë shumë gola…

Juventus' coach Massimiliano Allegri shouts during a Serie A soccer match against Chievo Verona at the Bentegodi stadium in Verona, Italy, Saturday, Aug. 30, 2014. (AP Photo/Felice Calabro')

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, “bekon” ardhjen e Hernanes te bardhezinjtë, në ditën e fundit të merkatos. “Ai do të shënojë shumë gola, – tha Allegri. – Jam shumë i kënaqur që erdhi në ekipin tonë sepse është një futbollist cilësor, shumë teknik. Nuk duhet të harrojmë që është pjesë e kombëtares së Brazilit.”

Juventus e mori brazilianin Hernanes nga Inter

Trajneri bardhezi ka folur nga Nioni i Zvicrës ku morri pjesë në mbledhjen vjetore të “Elite Club Coaches”, ku takohen trajnerët më të famshëm në Europë. Allegri ka folur edhe për Paul Pogba: “Nuk kemi pasur kurrë frikë se Paul mund të largohej. Unë jam shumë i kënaqur që qëndroi me ne, sepse është një kampion. Duhet të rritet akoma, por jam i bindur se do të zhvillojë një sezon të madh, siç ka bërë në vitet e fundit.”

Allegri duke diskutuar me Platini dhe Luis Enrique në mbledhjen e UEFA-s

Juventus e ka nisur kampionatin me dy humbje, ndaj Udinese dhe ndaj Romës. “Kjo skuadër do t’ju habisë, – vazhdoi Allegri. – Nuk e nisëm shumë mirë kampionatin, kur kemi të gjithë kohën e mundshme në dispozicion për të rikuperuar dhe për të dalë sërish kampionë të Italisë.”

Allegri mendon se Juventus do të shpallet sërish kampione e Italisë

Allegri ka çuar në federatë edhe lisën e 24 futbollistëve të federuar për kampionatin. Lojtarët që do të përfaqësojnë Juventusin në këtë sezon janë: Buffon, Neto, Rubinho, Chiellini, Barzagli, Bonucci, Caceres, Alex Sandro, Lichtsteiner, Marchisio, Padoin, Sturaro, Khedira, Pogba, Hernanes, Evra, Lemina, Asamoah, Pereyra, Morata, Cuadrado, Mandzukic, Dybala dhe Zaza.\

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

9 − 8 =