Ambasada njofton amerikanët: Protesta e opozitës ka potenciale për dhunë - Arbëria News

Ambasada njofton amerikanët: Protesta e opozitës ka potenciale për dhunë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka apeluar qytetarët e saj që të shmangin lëvizjet e panevojshme në ato zona ku do të përqëndruhet protesta e nesërme.

Nga selia diplomatike nënvizohet se ka potencial për dhunë.

 

“Grupi ka për qëllim të demonstrojë kundër qeverisë shqiptare. Kohëzgjatja e demonstratës është e panjohur dhe është e mundur që demonstruesit të marshojnë në vende të reja gjatë protestës së tyre. Potenciali për dhunë ekziston. Një demonstrim i ngjashëm më 16 shkurt 2019, u bë i dhunshëm dhe rezultoi me plagosje të shumta për demonstruesit dhe policinë”, thuhet në deklaratë.

Personeli i Ambasadës së SHBA-së u kërkon qytetarëve amerikanë që të shmangin protestën.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × 2 =