Ambasadorët e rinj shqiptar për në OSBE dhe KE, emrat... - Arbëria News

Ambasadorët e rinj shqiptar për në OSBE dhe KE, emrat…

 

Janë dërguar për miratim në parlament emrat e 2 kandidatëve për ambasadorë, të OSBE dhe KE, nga  ministri Ditmir Bushati.

Igli Hasani, është kandidat për ambasador në misionin e përhershëm pranë Organizatës për Siguri, Bashkëpunim në Europë, OSBE dhe organizatat e tjera ndërkombëtare në Vjenë. Hasani do të zëvendësojë në këtë detyrë të ngarkuarën me punë, Ravesa Lleshi, shkruan “Panorama”.

Kjo e fundit nuk u dekretua nga Presidenti Bujar Nishani në dhjetor të vitit 2015. Ravesa Lleshi ka qenë këshilltarja e ministrit Bushati dhe ajo u propozua si ambasadore në vend të Spiro Koçit, diplomat karrierë dhe prej shumë vitesh përfaqësonte Shqipërinë në OSBE.

Ndërkohë që kandidatura tjetër është Albana Dautllari, e propozuar si ambasadore në krye të misionit të përhershëm të Shqipërisë pranë Këshillit të Europës, në Strasburg. Dautllari do të zëvendësojë në këtë detyrë Adriana Hobdarin, e cila është emëruar si ambasadore në Greqi.

Të dy kandidatët do t’i nënshtrohen sipas ligjit seancës dëgjimore në Komisionin e Politikës së Jashtme. Por Këshilli i Ministrave nuk ka respektuar detyrimin ligjor të seancës dëgjimore për ishpkryetarin e Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika. Për këtë të fundit, Kryeministri Edi Rama ka vendosur ta dërgojë si propozim direkt në Presidencë, duke anashkaluar Komisionin e Jashtëm.

Visho Ajazi Lika është propozuar si kandidat për ambasador në selinë diplomatike në NATO, si zëvendësues i ish­-deputetit të PD-së, Leonard Demi.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12 + fourteen =