Ambasadori Lu "shfryn" për mercedezët luksozë të Ramës, Metës dhe Bashës - Arbëria News

Ambasadori Lu “shfryn” për mercedezët luksozë të Ramës, Metës dhe Bashës

Donald Lu i heq fitoren nga duart Ramës, Bashës dhe Metës: Reforma në drejtësi i takon qytetarëve, të cilët i parakaluat me mercedezët luksozë

Ambasadori i SHBA-së, Donald Lu i ka hequr nga duart fitoren e vetëshpallur kryeministrit Edi Rama, kreut të Kuvendit Ilir Metës dhe kreut të PD Lulzim Bashës, kur foli për miratimin në reformën në drejtësi në ceremoninë e organizuar në Pallatin e Kongreseve.

Lu përmendi përpara të të ftuarve protestën e qytetarëve përpara Kuvendit më 21 korrik, ndërsa deputetët i parakalonin ata me mercedezët luksozë. Ambasadori amerikan ka vlerësuar liderët politikë për konsensusin, por u shpreh se merita i shkon vetëm popullit shqiptar.

“Fitorja e kujt është miratimi i reformës? Kjo është pyetja që bëjnë të gjithë në Tiranë… Ishte fitore e politikës, e medias, e komunitetit ndërkombëtar apo i deputetëve? Unë e di se kujt i takon, miqve tuaj, komshijve tuaj, i takon popullit shqiptar. Unë kam folur me deputetët, të gjithë më kanë treguar të njejtën histori, se duhet ta miratonin këtë reformë sepse kishin frikë kur të kthehshin në shtëpitë e tyre, te gratë dhe te fëmijët e tyre, që u kërkonin miratimin e reformës. Kjo histori ka prodhuar shumë heronj dhe shumë antiheronj, por asnjë hero i vetëm nuk është aq i fuqishëm sa zëri i qytetarëve shqiptarë. Më kujtohen ata protestues që qëndronin përpara Kuvendit, në pikë të diellit, ndërsa mercedezët luksozë të deputetëve kalonin përpara këmbëve të tyre. Jam i kënaqur që udhëheqësit e tyre i dëgjuan dhe e miratuan reformën. Rezistenca ndaj kësaj reforme ishte e madhe. U desh kurajo që të dëgjohej zëri shqiptarëve.  Një demokraci e vërtetë është demokracia ku udhëheqësit dëgjojnë vullnetin e popullit. Urime popullit shqiptar ky është suksesi i juaj”, u shpreh në shqip Donald Lu.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × four =