Analistët: Ahmeti më shumë tradhtoi shqiptarët, apo Gruevskin? - Arbëria News

Analistët: Ahmeti më shumë tradhtoi shqiptarët, apo Gruevskin?

gruevski-ahmeti-640x322

Shumëkush tani më ka filluar ta quan tradhëti ndaj Gruevskit qëndrimin e liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, treatment Ali Ahmetit, dhë së fundmi edhe të zëdhënësit të tij Bujar Osmani se BDI nuk do të shkon në zgjedhjet e 5 qershorit nëse nuk marrin pjesë të gjitha partitë. Me këtë si duket po bie në ujë “besa” që Ahmeti ia kishte dhënë Gruevskit se nuk do ta linte vetëm në zgjedhjet e 5 qershorit, por edhe qëndrimet e palëkundshme se zgjedhjet në këtë datë duhet modoemos të mbahen dhe se kjo çështje nuk duhet as të diskutohet.

Sipas gazetarit dhe njohës i rrethanave politike në Maqedoni, Bekim Buçi, qëndrim i ri i BDI-së për refuzim eventual të zgjedhjeve të 5 qershorit më shumë vjen si rezultat i presionit ndërkombëtar se sa qëndrim i kësaj partie.
“BDI më në fund e kuptoi se të shkosh në zgjedhje në kushte të tilla ku nuk është plotësuar asnjë kërkesë e Marrëveshjes politike si; janë pastrimi i Listës zgjedhore, reformat në media, mbështetja për punën e Prokurorisë Speciale, dhe shumë çështje të tjera do të thotë më në fund ndryshim të kursit të partisë së Ahmetit. Mendoj se ky qëndrim i ri i BDI-së më shumë vjen si rezultat i presionit ndërkombëtar se sa qëndrim i kësaj partie. Në tërë këtë situatë u pa se kupa u mbush me vendimin për abolim të politikanëve nga ana e presidentit Ivanov. Në këtë rast pjesëmarrje e BDI-së në zgjedhje vetëm me VMRO-në do ta thellonte krizën dhe do ta bënte atë madje edhe pa rrugëdalje. Përfshirja e PDSH-së në qeveri mendoj se nuk është diçka serioze sepse me atë nuk zgjidhet asnjë problem”, deklaroi për Almakos, Bekim Buçi.
Derisa për ish kreun e Gjykatës Kushtetuese në Maqedoni, Mahmut Jusufin, tradhëtia e Ahmetit ndaj Gruevskit është shume e butë , në krahasim me tradhëtinë 13 vjeçare që ai i bën popullit të vet.
“Ali Ahmeti ka sens shumë të zhvilluar për komunikim masiv me njerëz mediokr dhe popullatë të thjeshtë duke përsëritur refrenet e caktuara (pa asnjë domethënie reale si ajo NATO dhe BE) ndonëse dihet se zgjerimi i BE-së në 7 vitet e ardhëshme nuk do të ketë dhe se pa ndërrimin e emrit – Maqedonia nuk ka shansa teorike për antarësim në Nato pËr shkak të drejtës së vetos së Greqisë. Turpi yne është shume i theksuar posaçërisht në relacionin me maqedonasit për shkak të inferioritetit total të tonit në çdo segment shoqëror. Me këtë sistem të shkollimit ne shqiptarët në Maqedoni pas 50 viteve nuk do të egzistojme. Fjalë e madhe por fatkeqësisht shumë reale”, ka deklaruar për Almakos, Mahmut Jusufi./INA

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

14 − 1 =