AP: Fokusim mbi problematikat që cenojnë liritë dhe të drejtat politike të qytetarëve - Arbëria News

AP: Fokusim mbi problematikat që cenojnë liritë dhe të drejtat politike të qytetarëve

KOMISIONI I LIGJEVE - Avokati i Popullit Igli Totozani, <a href=purchase gjate nje mbledhje te Komisionit Parlamentar te Ligjeve, approved ku eshte diskutuar ne lidhje me paketen e ndryshimeve te kodit penal.” width=”693″ height=”493″ />

Si një institucion i parashikuar shprehimisht në Kushtetutë, clinic dhe si një garant kushtetues për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, Avokati i Popullit ka patur gjatë veprimtarisë së tij një fokusim të veçantë mbi problematikat që cënojnë liritë dhe të drejtat politike të qytetarëve në vend.

Pa dyshim që bazën e këtyre të drejtave e përfaqëson e drejta e votës, si një e drejtë individuale që përbën thelbin e një shoqërie demokratike dhe si një element qëndror i demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Ushtrimi efektiv i së drejtës së votës, jetësohet nga ana e shtetit përmes ngritjes së një sistemi zgjedhor që garanton fshehtësinë, lirinë dhe barazinë e votës. Kontributi kryesor i respektimit dhe ushtrimit të kësaj të drejte është garantimi i mundësisë për të gjithë zgjedhësit, pa bërë dallime mbi baza shtresash apo përkatësie në grupe të caktuara shoqërore, ose mbi baza të tjera që të ndikojnë në formimin e vullnetit politik në një shoqëri demokratike.

Kryefjala e gjithë diskutimeve apo trajtimeve që mund të bëhen mbi këtë temë është se, e drejta e votës nuk është një privilegj që pushtetit shtetëror ua njeh shtetasve, por një instrument për të zgjedhur mënyrën dhe personat që do të qeverisin vetë ata.

Nën këtë optikë, megjithëse nuk përfaqëson një institucion respektivisht të ngarkuar me mbarëvajtjen e zgjedhjeve, Avokati i Popullit ka ndërmarrë me iniciativë trajtimin e çështjeve lidhur me aksesin dhe lehtësinë e ushtrimit të së drejtës së votës  gjatë proceseve zgjedhore, qoftë për zgjedhjet parlamentare, qoftë së fundmi edhe në kuadër të zgjedhjeve vendore 2015.

Eksperienca më e fundit mbi problematikat e konstatuara gjatë zgjedhjeve të organizuara në vend, lidhet me zgjedhjet e organizuara për organet e qeverisjes vendore, gjatë vitit 2015.

Çështjet e trajtuara nga ana jonë kanë patur të bëjnë me:

–        ushtrimin e së drejtës së votës të personave të moshuar në Shtëpitë e të Moshuarve në disa qarqe/rrethe të vendit;

–        aksesit të personave me aftësi të kufizuar për të votuar,

–        personave të cilëve iu është kufizuar liria fizike,

–        zbatimit të dispozitave të Kodit Zgjedhor që garantojnë barazinë gjinore,

–        si dhe të respektimit të dispozitave ligjore që garantojnë afishimin dhe shpërndarjen e materialeve propagandistike gjatë fushatës zgjedhore.

 

Veprimtaria e Avokatit të Popullit është fokusuar në analizën e dy periudhave, atë të fushatës zgjedhore dhe të ditës së votimit.

 

Gjatë fushatës zgjedhore: Avokati i Popullit, veç mesazhit publik për ushtrimin e lirshëm dhe të pakushtëzuar të së drejtës së votës, me anë të një letre të hapur ka sjellë në vëmendje të kandidatëve konkurues të zgjedhjeve vendore, problematikat mbi transparencën, luftën kundër korrupsionit, mirëqeverisjen, ndihmën ekonomike, programet sociale, personat me aftësi të kufizuar, fëmijët, problemet me bazë gjinore, strehimin, punësimin, kujdesin shëndetësor, kushtet për arsimim, moshën e tretë, dhunën në familje, minoritetin rom dhe komunitetin LGBTI, etj, që duheshin patur parasysh për përmirësimin e punës në organet qeverisëse, që kandidatët fitues do të drejtonin, apo merrnin pjesë si përfaqësues.

*Avokati i Popullit i është drejtuar me anë të një rekomandimi, Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve (për dijeni Agjensisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve), për marrjen e masave në mënyrë që, të gjitha Drejtoritë Arsimore në vend të mos lejonin pjesëmarrjen e nxënësve të arsimit 9 vjeçar, atij të mesëm, si dhe të personelit pedagogjik të tyre, në mitingjet, apo aktivitetet elektorale të forcave të ndryshme politike, gjatë orarit zyrtar.

*Në datën 12.06.2015 me një rekomandim drejtuar Kryetarëve të Bashkive, Avokati i Popullit ka kërkuar zbatimin me rigorozitet nga ana e tyre të ligjit, për sa i takon afishimit të materialeve propagandistike. (Rekomandim ndaj të cilit janë përgjigjur vetëm dy bashki).

*Avokati i Popullit ka risjellë në vëmendje të KQZ-së, dispozitat e Kodit Zgjedhor, që garantojnë barazinë gjinore, si dhe nenin 108, që përcakton procedurat e votimit për zgjedhësit që nuk mund të votojnë, duke filluar që nga regjistrimi në listat e zgjedhësve, infrastruktura e përshtatshme për personat paraplegjikë e tetraplegjikë, si dhe për personat që nuk shikojnë.

Në datat 4 dhe 5 Qershor 2015, grupe pune të institucionit të Avokatit të Popullit kanë inspektuar qendrat e votimit në qytetet Kukës dhe Tropojë.

I është dërguar edhe një kërkesë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me qëllim garantimin e të drejtës për të votuar, të personave të cilëve iu është kufizuar liria fizike.

 

Ditën e votimit: datë 21 Qershor 2015, institucioni i Avokatit të Popullit, së bashku me Zyrat Rajonale të Avokatit të Popullit në qytetet Shkodër, Fier, Berat, Sarandë, Dropull, Kukës dhe Pogradec, ka qënë i hapur dhe në dispozicion të qytetarëve, gjatë gjithë orarit zyrtar të votimeve, nga ora 07:00-19:00.

Pas monitorimit të drejtëpërdrejtë për respektimin e parashikimeve të bëra në nenin 108, të Kodit Zgjedhor, të 104 qendrave të votimit në Bashkinë Tiranë, si dhe të qendrave të caktuara të votimit në disa bashki të tjera, si në Kamëz, Fier, Gramsh, Ersekë, Korçë, Pogradec, Devoll, Krujë, Kukës, Tropojë etj, ka rezultuar se:

– infrastruktura e qendrave të vrojtuara të votimit ka qënë në pothuajse 60 % të rasteve, e papërshtatëshme për akses të lehtësuar nga ana e personave PAK.

– në të gjitha qendrat e votimit të vrojtuara mungonte infrastruktura specifike, për akses të lehtësuar të qendrës së votimit nga ana e personave të verbër. Në shumë  raste mungonin mjetet e posacme për votimin në mënyrë të pavarur dhe të fshehtë të të verbërve. Edhe në rastet kur ato disponoheshin ishte problem evident lënia e shenjës së dallueshme të votimit, që mund të identifikonte subjektin për të cilin ishte votuar, nga ana e të verbërve.

 

Në rolin e Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës, Avokati i Popullit, ka ndjekur procesin përgatitor dhe ka monitoruar procesin e votimit, në datë 21 Qershor 2015, në IEVP “Mine Peza”, Institucionin e Veçantë Shëndetësor të Burgjeve, IEVP “Ali Demi”, IEVP Durrës, IEVP Rrogozhinë, IEVP Peqin, IEVP Fier dhe IEVP Elbasan. Nga monitorimi rezultoi se:

–        Nga ana e stafeve të IEVP-ve, nuk ka patur kuptim të qartë dhe janë vërejtur mangësi, në njohjen dhe zbatimin e kuadrit ligjor për zgjedhjet vendore.

–        Ligji “Për gjendjen civile” neni 18, pika 1/b, pika 2 dhe pika 3, ku përcaktohet procedura e regjistrimit dhe e ç‘regjistrimit të vendbanimit në institucionet e vuajtjes së dënimit, rezultonte i pazbatuar. Për rrjedhojë janë konstatuar probleme në përgatitjen dhe shpalljen e listave të zgjedhësve, në përputhje me nenin 56, të Kodit Zgjedhor.

–        Nuk është garantuar e drejta e votës për personat e paraburgosur dhe të dënuar, për shkak të mospasjes së ID-së, apo pashaportës, në momentin e votimit. Këto dokumente ndodheshin në dosjet e tyre personale në komisariatet e policive, në prokurori, apo edhe gjykatë.

–        Qendrat e votimit kanë patur mangësi infrastrukturore për lehtësimin e aksesit në to, të personave të paraburgosur dhe të dënuar, me aftësi të kufizuara, si dhe nuk është zbatuar në çdo rast neni 108, i Kodit Zgjedhor në të cilin parashikohet procedura e votimit për zgjedhësit që, nuk mund të votojnë vetë. Sa i përket personave të paraburgosur e dënuar të cilët janë deklaruar anafabetë, kishte parregullsi në procesin e mbajtjes së proces-verbaleve dhe të lejimit të personave për të zgjedhur në mënyrë të lirë personin që do të ndihmonte në proces.

Avokati i Popullit, nisur nga vizioni dhe detyrimi i shtetit shqiptar për të ndërmarrë hapa të shpejta për ndryshimin e sjelljes së publikut ndaj pjesëmarrjes së gruas në çështjet publike dhepërfaqësimit në organet e zgjedhura të pushtetit qendror dhe vendor, joefikasitetit të masave penalizuese ndaj partive politike të parashikuara në Kodin Zgjedhor, si dhe për garantimin e barazisë së shtetasve dhe krijimit të mundësive të barabarta të përfaqësimit e pjesëmarrjes përmes balancës gjinore, i ka rekomanduar në muajin Mars 2015, kryetarëve të grupeve parlamentare, në Kuvendin e Shqipërisë, ndërmarrjen e inisiativës legjislative për realizimin e ndryshimeve të nevojshme në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë me synimin e:

agarantimit të barazisë gjinore (pra 50%) në mënyrë të plotë në përbërjen e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, me synimin që në zgjedhjet e ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë të ketë një numër jo më pak se 70 gra deputete.

b-garantimit që në këshillat e ardhshëm bashkiakë 50% të jenë gra, duke krijuar kështu akses të barabartë të grave dhe burrave për përfaqësimin në organet e qeverisjes vendore.

c-shtimit në përmbajtjen e tij, “…të refuzimit të listës së partive politike në rastet kur nuk plotësojnë barazinë e plotë të përfaqësimit të gjinive”.

Ky rekomandim është pasqyruar pjesërisht, në ndryshimet më të fundit që i janë bërë Kodit Zgjedhor.

 

Të nderuar pjesëmarrës,

Gjithmonë kur është diskutuar në takimet mes homologëve të mi mbi çështjet e zgjedhjeve dhe rolit që mund të luajë institucioni i Ombudsmanit (Avokati i Popullit), kanë qënë dy qëndrimet bazë:

– ose një institucion që qëndron larg zgjedhjeve dhe problematikave të tyre në emër të pavarësisë dhe depolitizimit,

ose një institucion që merret me një marzh të caktuar të këtyre çështjeve, që lidhen drejtëpërdrejtë me të drejtën e votës.

Ne kemi zgjedhur të jemi proaktivë, pikërisht për respektimin dhe ushtrimin efektiv të së drejtës së votës nga ana e qytetarëve, pasi mendojmë se çdo sistem zgjedhor në një shtet demokratik është në funksion të, dhe formësohet në fund të fundit, nga vota.

Parakushti për një proces që garanton fshehtësinë, lirinë dhe barazinë e votës mendojmë se do të ishte një përzgjedhje e atyre që kanë të drejtën për t’u zgjedhur si individë, sa më afër zgjedhësve që do të përfaqësojnë dhe jo si zgjedhje personale e titullarëve partiakë.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen + fourteen =