Arbana surprizon Xhemin përpara ditëlindjes në mënyrë të pazakontë - Arbëria News

Arbana surprizon Xhemin përpara ditëlindjes në mënyrë të pazakontë

Në pak orë moderatorja e njohur Xhemi Shehu pritet të festojë ditën e saj të lindjes.

Si çdo vit edhe këtë herë mikesha e saj e ngushtë Arbana Osmani ka gjetur një mënyrë origjinale dhe gazmore për t’a surprizuar.

Ajo ka nisur një numërim mbrapsht siç e ka shkruar edhe vetë për të pritur ditën e saj të lindjes me disa foto gazmore të të dyjave, ku sipas Osmanit ajo ka pozuar më mirë.

Pas një sërë fotosh mjaft gazmore të publikuara Arbana ka publikuar edhe reagimin e Xhemit, së cilës duket se nuk i ka pëlqyer edhe aq surpriza. “Ej seriozisht e ke? 48 orë me këto foto të ndyra”,-i shkruan Xhemi Arbanës.

Nuk është hera e parë që dy moderatoret e njohura e tregojnë publikisht miqësinë e tyre të fortë e të ngushtë.

/Gazeta Express/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × one =