Armando Duka: Modernizimi kalon nëpërmjet investimeve dhe duke pasur stadiume moderne, do të rrisë tregun dhe uroj të kemi më shumë - Arbëria News

Armando Duka: Modernizimi kalon nëpërmjet investimeve dhe duke pasur stadiume moderne, do të rrisë tregun dhe uroj të kemi më shumë

Gjatë tryezës për zgjidhjen e problemeve në futbollin shqiptar, ku ishte edhe kryeministri Edi Rama, numri një i FSHF-së theksoi se futbolli lartëson emrin e një vendi dhe nëse menaxhohet mirë sjell të ardhura të konsiderueshme.

Modernizimi kalon nëpërmjet investimeve dhe duke pasur stadiume moderne, do të rrisë tregun dhe uroj të kemi më shumë. Prania e tifozëve do të jetë më e madhe. Problemet në futboll nuk janë vetëm të sportit por të shoqërisë. Shpresoj që ky takim të jetë takim shtyse dhe uroj më të mirën. Nëse ka vullnet politik, mund të zgjidhet gjithçka. Edhe unë nuk jam dakord që bashkitë të paguajnë rrogat për futbollistë dhe klube të klube.

Ju pak a shumë na i dhatë dritën jeshile. Besoj se me këto ndryshime do e kthejmë futbollin në një biznes fitimi. Mjafton vullneti. Në qoftë se kemi vullnet pozitiv, gjithçka mund të zgjidhet. Është e pamundur të ruajmë rendin me civilë. Ne kishim kamerat e të gjithë televizioneve, në “Selman Stërmasi”, kur u dhunua fotografi, por nuk u dënua njeri. Kemi nevojë për policinë”, u shpreh Duka.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × three =