Arrestohen 11 persona, planifikuan sulme për 31 dhjetor - Arbëria News

Arrestohen 11 persona, planifikuan sulme për 31 dhjetor

policia-bosnje

Prokurori i Shtetit në Bosnjë dhe Hercegovinë, clinic Dubravko Campara, ka thënë se një grup radikalësh në Sarajevë që u arrestuan këtë javë, kishin planifikuar një sulm terrorist vdekjeprurës në kryeqytetin e Bosnjë dhe Hercegovinës më 31 dhjetor, natën e Vitit të Ri, me qëllimin për të vrarë sa më shumë njerëz të jetë e mundur.

Zyra e Prokurorisë në Bosnjë ka kërkuar një muaj paraburgim për tetë nga 11 të arrestuarit gjatë një operacioni policor më 22 dhjetor, transmeton ksp. Duke shpjeguar kërkesën për paraburgim, Campara për të parën herë konfirmoi se kishte informacione se ata planifikonin të realizonin sulm terrorist në natën e Vitit të Ri. Të dyshuarit, dyshohet se planifikonin të vendosin një bombë në një veturë të policisë në një prej lokacioneve më të frekuentuara në Sarajevë.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 1 =