Arrestohen 6 persona, ishin pjesë e një bande në Itali - Arbëria News

Arrestohen 6 persona, ishin pjesë e një bande në Itali

banda-droge

Gjashtë persona janë arrestuar nga policia italiane në Leçe, look si pjesë e një organizate që merret me trafikun e drogës. Në pranga kanë rënë 3 italiane dhe 3 shqiptarë, ndërsa është sekuestruar 56 kg marijuanë që sipas policisë italiane ishte trafikuar nga Shqipëria.

Sipas mediave italiane në pranga janë vënë 3 shqiptarët, Bastri Çaushaj 54 vjeç, Dojan Pashaj 30 vjeç dhe Leonidha Lapaj 37 vjeç. Gjithashtu janë arrestuar edhe 3 italianët, Pasquale Giannonne, 32 vjeç, Albino Volpe 58 vjeç, Antonio Leo 37 vjeç.

Banda e shqiptarëve dhe italianëve akuzohet për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Nga hetimet ka rezultuar se tre italianët ishin të interesuar të blinin lëndën narkotike, kështu ata kontaktuan trafikantët shqiptarë, të cilët e kishin marrë drogën nga Shqipëria.

Dy shqiptarët Pashaj dhe Lapaj u arrestuan ndërsa kishin dalë në një fushë në Merine për të dorëzuar drogën. Nga hetimet e mëtejshme u arrestuan edhe katër të tjerët.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen − five =