Arrestohen dy shqiptar të Kosovës në Gjermani, kishin planifikuar sulme terroriste - Arbëria News

Arrestohen dy shqiptar të Kosovës në Gjermani, kishin planifikuar sulme terroriste

Policia gjermane thotë se ka arrestuar dy vëllezër nga Kosova pasi dyshohet se kishin planifikuar një sulm në një qendër tregtare në qytetin Oberhausen pranë kufirit holandez.

Në deklaratën e policisë gjermane thuhet se zyrtarët të veshur me rroba civile ishin dërguar për të patrulluar në qendrën tregtare pas informacioneve që kishin marrë nga Shërbimet e Inteligjencës.

Nuk dihet ende sa të avancuara ishin përgatitjet për sulmin, recipe apo nëse persona të tjerë kanë qenë të përfshirë në sulm, about it thuhet ndër të tjera në deklaratën e policisë, dosage citon BBC.

Gjermania është në gatishmëri të lartë që prej sulmit të së hënës në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, ku mbetën  të vdekur 12 persona.

Ndërkohë që për këtë sulm është në kërkim Anis Amri, tunizian i cili dyshohet se drejtonte kamionin që sulmoi tregun e Krishtlindjeve.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × 5 =