Arrestohen rojet e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, djegin arkiven dhe fshehin ngjarjen - Arbëria News

Arrestohen rojet e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, djegin arkiven dhe fshehin ngjarjen

Rojet e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, janë arrestuar pas zjarrit të rënë në katin e katërt të godinës, për arsye se arkiva ishte djegur dhe u munduan të fshihnin ngjarjen. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:05 në rrugën “Muhamet Gjollesha në Tiranë.

Policia bëri me dije se ishin bërë edhe 4 tentativa të mëparshme me qellim djegien e tyren, por kësaj rradhë i’a dolën ta digjnin me vërtetë. Për më tepër që policia kishte marrë informacione dhe asnjëherë nuk kishte marrë në ruajtje këtë objekt të rëndësisë së madhe.

Kjo shton dyshimet mos vetë drejtues të policisë janë të përfshirë në zhdukjen e arkivës, pasi nuk kishin marrë asnjë masë edhe pas 4 paralajmërimeve.

Pasditen e sotme zyrtarisht, Policia njoftoi se:

Më datë 14.09.2017, rreth orës 03:05, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në godinën e Agjensisë së trajtimit të pronave ka rënë zjarr në katin e katërt të saj,ku nuk ka patur dëme në njerëz.

Nga shërbimet e policisë janë arrestuar për veprat penale “Shkatërrim prone me zjarr” dhe “Shpërdorim detyre”, shtetasit e mëposhtëm ( me detyrë funksionale roje godine) :

– Skënder Hysa, 62 vjeç banues në Tiranë.

– Sokol Hamitaj, 46 vjeç, banues në Tiranë.

 Grupi hetimor vazhdon punën  për zbardhjën e plotë të ngjarjes dhe për vënien para përgjegjësisë ligjore autorët  e  zjarrëvënies.

Agjencia e Planifikimit të Territorit ndodhet në një godinë me Agjencinë e Kthimit të Pronave, në katin e katërt të saj.

/Arbëria News

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen − one =