Arrestohet 67 vjeçari, do vriste komshinjtë, i sekuestrohet automatiku dhe 30 fishekë - Arbëria News

Arrestohet 67 vjeçari, do vriste komshinjtë, i sekuestrohet automatiku dhe 30 fishekë

kurbin-768x432

Parandalohet një vrasje në Laç. Gjatë orëve të pasdites, this të ditës së diel, view policia kishte marrë informacione për një konflikt në fshatin Adriatik. Falë ndërhyrjes së policisë është bërë i mundur parandalimi i ngjarjes kriminale. Në pranga ka përfunduar 67-vjeçari Shkurt Shkurti.

Ai pas një konflikti me shtetasin Gj.P ka marrë armën e gjahut, seek ka shkuar në banesën e tyre dhe i ka kërcënuar se do t’i vriste të gjithë. 67-vjeçari është kapur në kushtet e flagrancës me armën në dorë që e kishte pa leje. Por gjatë kontrollit në banesën e tij policia ka gjetur edhe një armë zjarri automatik bashkë me 30 fishekë.

Në momentin që efektivët e policisë kanë shkuar në banesën e Shkurt Shkurtit, vajza e tij, 21-vjeçarja L. Shkurti ka marrë automatikun dhe ka dalë nga një derë e pasme e shtëpisë. Ajo ka hedhur armën tek oborri i fqinjit.

Pavarësisht këtij veprimi policia ka gjetur armën, ndërsa ka nisur procedim edhe për 21-vjeçaren, me akuzën e ” Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12 − 8 =