Arrestohet hajduti historik i zyrave të shtetit - Arbëria News

Arrestohet hajduti historik i zyrave të shtetit

[vc_row][vc_column][vc_single_image image=”69181″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]

Agjentë të policisë së Durrësit kanë finalizuar mbrëmjen e të premtes operacionin e koduar “Zyrtari”, approved nëpërmjet të cilit është arritur të arrestohet  ka çuar në shtetasi Eduart Gogoli, i akuzuar për një seri vjedhjesh.

Sipas burimeve policore lokale mësohet se deri tani janë evidentuar të paktën gjashtë vjedhje të dokumentuara nga hetuesit e që kanë si autorë 36-vjeçarin Gogoli. E veçanta e vjedhjeve të tij qëndron në faktin se ai grabiste institucione dhe zyra administrative shtetërore, duke u konsideruar hajduti historik i vjedhjes së të tillave.

Në një njoftimin për shtyp të Policisë thuhet se 36-vjeçari ka vjedhur kompjutera e sende të tjera në Kapitenerinë e Portit të Durrësit, në një shkollë 9-vjeçare, Poliklinikën Qendrore dhe Spitalin Rajonal të Durrësit. Por Eduart Gogoli nuk ka kursyer as objektet e kultit, si xhaminë e qytetit. Megjithse është liruar nga burgu në 21 janar të 2016, i dënuar për konsumim të po të njëjtës vepër penale, tre ditë me pas Gogoli kishte rinisur veprimtarinë kriminale.

Arberia News[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nine + four =