Arrestohet kapo Shqiptar i malavitës pas dy arratisjeve nga burgu në Itali - Arbëria News

Arrestohet kapo Shqiptar i malavitës pas dy arratisjeve nga burgu në Itali

Një tjetër goditje e fortë i është bërë organizatave të malavitës që operojnë në Lombardi, what is ed pas kapjes së një sasie masive prej 325 kg hashash dhe arrestimin e 2 trafikantëve shqiptarë  nga forcat e Guardia di Finanza në Lecco.

Sipas mediave italiane mbrëmjen e së enjtes policia ka arritur të ndalojnë atë që cilësohet si kapobanda, Oltian Herri, një shqiptar i arratisur nga burgu i Porto Azzurros në Livorno në 2015 dhe autor madje i një arratisjeje të mëparshme në 2009.

I arratisuri ishte në burgun livornez për krime të lidhura me trafikun e drogës dhe posedim të armëve të zjarrit; në 2008 ishte vënë nën arrest pasi ishte identifikuar si drejtues i një rafinerie kokaine dhe heroinë të zbuluar në një apartament në Pisa.

Shqiptari ishte identifikuar nga financierët e Komandës Provinciale në Lecco si drejtues i një organizate kriminale që merrej kryesisht me trafik droge në Brianza. Në kuadër të operacionit të zhvilluar mbrëmë, i koordinuar nga Prokuroria e Monzës, policia italiane ka organizuar blicin duke e kapur befas, trafikantin e rrezikshëm në bordin e një fuoristrade me cilindrat të madh në rrugët e qytetit të Veronas.

Ai ishte në shoqërinë e dy femrave, edhe ato shqiptare. Shqiptari ka tentuar sërish t’i shpëtojë policëve, duke iu treguar dokumente identiteti false, të një burri me kombësi hungareze. Pas arrestimit shqiptari është shoqëruar në paraburgimin e Veronas.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one + 5 =