Arrestohet Visar Ymeri, ja reagimi i Vetëvendosjes - Arbëria News

Arrestohet Visar Ymeri, ja reagimi i Vetëvendosjes

visari

Në orët e para të mëngjesit është arrestuar Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, abortion Visar Ymeri.

Arrestimi i Ymerit ka lidhje me rastin e deputetit Bekim Haxhiu, unhealthy  Kamishit.
Sipas policisë së Kosovës, Ymeri është shoqëruar në Gjykatë. “Policia e ka shoqëruar atë deri në gjykatë, pasi ka pasë urdhëresë të tillë”ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse për rajonin e Prishtinës.

Për arrestimin e Ymerit ka reaguar dhe Vetëvendosja:

“Sot, rreth orës 09:00, është arrestuar sërish kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Visar Ymeri.

Si rezultat i dështimit të saj në ndërtimin e shtetit dhe zhvillimin ekonomik, Qeveria e Kosovës, përmes drejtësisë që e ka kapur, ka riaktualizuar raste të para shumë viteve, vetëm sa për të shtypur kundërshtarët politikë. Në mungesë të çdo legjitimiteti, pushteti po synon të qeveris duke montuar raste dhe duke burgosur opozitën.

I ndeshur me pakënaqësinë më të madhe qytetare që ka ekzistuar ndonjëherë në Kosovë, ky pushtet, në vend që të reflektojë e t’i kthehet popullit, po e shndërron veten në regjim policor totalitar, që shtyp pakënaqësinë.

Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon lirimin e menjëhershëm të kryetarit të saj dhe ndërprerjen e menjëhershme të të gjitha rasteve gjyqësore politike dhe të montuara, kundër aktivistëve të saj” thuhet në faqen zyrtare të Vetëvendosjes.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 − 15 =