Arrestohet zyrtari i komunës Shëngjin, shpërdau toka me dokumente false - Arbëria News

Arrestohet zyrtari i komunës Shëngjin, shpërdau toka me dokumente false

Policia-e-Lezhes

Policia e Lezhës ka arrestuat sot ish­Shefin e Shërbimeve pranë Komunës Shëngjin, ask i cili akuzohet për shpërdorim detyre. Bëhet fjalë për Agostin Gjinin, 51 vjeç, banues në Ishull Lezhë, me funksion ish­shef i Shërbimeve (protokoll dhe arkivist) pranë Komunës Shëngjin.

Ish ­zyrtari akuzohet se në kohën kur kryente funksionin e shefit të Shërbimeve pranë Komunës Shëngjin, në bashkëpunim me persona të tjerë të administratës publike të cilët janë ndaluar më parë nga policia, kanë shpërdoruar detyrën duke ndarë tokat si bujqësore në zonën turistike Kune – Shëngjin me dokumente të falsifikuar. Gjykata e Apelit Shkodër me vendimin datë 18.11.2015 e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 − ten =