ARRSH: Në disa akse rrugore të vendit qarkullohet me zinxhirë - Arbëria News

ARRSH: Në disa akse rrugore të vendit qarkullohet me zinxhirë

Autoriteti Rrugor Shqiptar raportoi të enjten pasdite se disa aske kryesore kryesisht në veri dhe juglindje paraqesin për qarkullimin e mjeteve. ARRSH rekomandon kujdes per shkak rreshjeve gjate diteve te fundit, price si dhe kalimin me zinxhire ne disa nga akset per shkak te fillimit te rreshjeve te debores dhe ngricat e formuara.
Tiranë
Akset jane te qarkullueshme, doctor por segmenti Qafe Priske- Bize rekomandohet levizja me zinxhire. Segmenti Qafe Priske – Shengjergj qarkullohet pa zinxhire. Rekomandohet perdorimi i zinxhireve ne segmentin Qafe Priske-Bize.Te behet kujdes ne levizje dhe te respektohet sinjalistika.

Durres
Nuk ka probleme ne akset e ketij qarku. Te behet kujdes ne qarkullim, te respektohet sinjalistika rrugore.

Elbasan
Ne Aksin Librazhd-F.Stude ka rreth 30cm debore, po punohet per pastrimin dhe kriposjen e aksit.Ky segment eshte i hapur. Segmenti F.Stude – Stebleve eshte pjeserisht i bllokuar.Po punohet per hapjen e tij.
Aksi Librazhd –Q.Thane eshte i kalueshem pa zinxhire. Aksi Elbasan – Gjinar momentalisht i bllokuar per shkak te çedimit prej me shume se 2.5-3 m te trupit te rruges ne fshatin Shelcan. Aksi Cerrik-Banje-Gramsh eshte i bllokuar per shkak te daljes se lumit Devoll. Qarkullimi behet nepermjet aksit Gramsh – Kaçivel – Elbasan. Ne aksin Elbasan-Cingare-Gramsh ka patur dalje dherash e guresh ne rruge. Jane marre masa per pastrimin e aksit dhe tani qarkullimi kryhet normalisht. Rekomandohet perdorimi i zinxhireve ne aksin Librazhd – F.Stude. Te behet kujdes ne zonat ku ka rreshqitje te rruges. Eshte nderprere qarkullimi ne kete pike te aksit Elbasan -Gjinar.

Berat
Ne aksin Ura e Pilzes –Corovode ka renie guresh ne zonen e shkembit te “Selanit”. Nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve ne akset e tjera te qarkut. Te behet kujdes me qarkullimin ne akset ku ka rreshqitje, si pasoje e rreshjeve te dendura te ketyre diteve.

Vlore
Nga renia e nivelit te Vjoses gjate dites se sotme kemi nje permiresim te qarkullimit ne aksin e vjeter Levan-Vlore. Ne Autostraden Levan-Vlore, kane ndodhur dy demtime si pasoje e rreshjeve. E para ka ndodhur ne krahun e majte te rruges ne drejtim te Vlores.Ka gerryerje te trasese, por pa prekur pjesen kaluese te Autostrades. Problemi i dyte ka ndodhur te Ura e Mifolit, ku eshte demtuar mbushja pas shpatulles se ures.Nuk eshte prekur fare pjesa kaluese e rruges. Ka filluar puna per riparimin e demtimeve te evidentuara. Te behet kujdes ne qarkullim, sidomos ne segmentet ku ka rreshqitje ose prani te ujit ne rruge.

Gjirokaster
Ne aksin Gjirokaster-Tepelene ka renie guresh ne rruge ne vendin e quajtur Shkalla e Zeze. Ne zonen e Rrapit te Kuqarit ne Permet ka renie guresh, rruga eshte me nje kalim. Vazhdon pastrimi i akseve ne te dy keto segmente. Ne aksin Permet – Çarshove, 2km pa shkuar ne Petran, ka nje gerryerje te rruges nga uji. Eshte vendosur sinjalistika perkatese. Te behet kujdes ne zonat ku ka rreshqitje dhe prani te ujit ne rruge.

Korçe
Eshte kryer kriposja e segmenteve apo pjeseve te vecanta te akseve rrugore, per te evituar problematiken e ngricave. Situata po mbahet nen monitorim per oret ne vazhdim. Te behet kujdes ne qarkullim. Aksi Korce-Dardhe rekomandohet te qarkullohet me zinxhire. Mjetet duhet te kene ne dispozicion zinxhire.

Kukes
Perseri ka patur shembje ne aksin Traget – Lekbibaj, qe kane shkaktuar veshtiresi ne qarkullim. Ne aksin B.Curri – Valbone ka rreshje bore qe kane arritur trashesine 150 cm. Vazhdon te punohet per ta mbajtur rrugen te hapur.Qarkullimi behet me nje korsi dhe nderrimi i mjeteve behet ne xhepa. Te gjitha akset e Tropojes jane hapur dhe jane kriposur. Po mbahen ne monitorim te vazhdueshem. Qarkullimi kryhet pa zinxhire . Te tregohet kujdes ne qarkullim si pasoje e bores dhe lageshtise ne rruge. Rekomandohet perdorimi i zinxhireve ne aksin B.Curri – Valbone.

Diber
Nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve ne pothuaj shumicen e akseve. Te behet kujdes , sepse nga rreshjet mund te shkaktohen rreshqitje dherash.

Shkoder
Rruget jane te gjitha te hapura. Ne aksin Shkoder-Qafe Qele, ne Ganjolle, per shkak te rreshqitjes se dherave qarkullimi vazhdon te kryhet me nje korsi te zgjeruar.Po punohet per ta bere rrugen me dy kalime
Te behet kujdes ne qarkullim, si pasoje e kohes me shira, te cilat mund te shkaktojne rreshqitje dherash dhe ngrica ne rruge.
Fier
Gjendja ne akset e Fierit eshte normale. Kontraktoret jane duke pastruar Autostraden nga mbetjet qe ka lene vershimi i ujerave. Te behet kujdes ne levizje, per shkak te rreshjeve dhe te respektohet sinjalistika rrugore.

Lezhe
Nuk ka probleme per qarkullimin ne te gjitha akset e ketij Qarku. Te gjitha akset qarkullohen normalisht.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen + 14 =