ARRSH: Temperaturat e ulëta dhe reshjet, vështirësi në qarkullimin e mjeteve - Arbëria News

ARRSH: Temperaturat e ulëta dhe reshjet, vështirësi në qarkullimin e mjeteve

Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës dhe shiut që kanë përfshirë vendin tonë prej disa ditësh kanë sjellë vështirësi në qarkullimin kryesisht në zonat verilindore dhe juglindore. Autoriteti Rrugor Shqiptar u rekomandon drejtuesve të mjeteve përdorimin e zinxhirëve në disa prej këtyre akseve për shkak të ngricave të formuara në trupin e rrugës.

Tiranë

Akset janë të qarkullueshme, dosage por segmenti Qafë Priskë- Bizë Trau – Antene Dajt, information pills Trau – Qafë Priskë – Shëngjergj dhe Qafë Priskë – Qafë Mollë – Bizë, qarkullohen me zinxhirë për shkak të pranisë së ngricave në rrugë.
Të bëhet kujdes në lëvizje dhe të respektohet sinjalistika.

Durrës

Nuk ka probleme në akset e këtij qarku. Të bëhet kujdes në qarkullim, dhe të respektohet sinjalistika rrugore.

Elbasan

Aksi Librazhd-Lunik është i hapur dhe qarkullohet normalisht. Në segmentin Lunik-Steblevë ka rreth 25 cm borë. Po punohet për hapjen e rrugës. Qarkullimi kryhet normal në segmentin Librazhd –Q.Thanë, megjithë praninë e ngricave. Eshtë spërkatur gjatë orëve të para të mëngjesit. Aksi Elbasan – Gjinar momentalisht është i bllokuar për shkak të çedimit prej më shumë se 2.5-3 m të trupit të rrugës në fshatin Shelcan. Aksi Cerrik-Banjë-Gramsh është i bllokuar për shkak të daljes së lumit Devoll. Qarkullimi bëhet nëpërmjet aksit Gramsh – Kaçivel – Elbasan. Në aksin Elbasan-Cingare-Gramsh ka patur dalje dherash e gurësh në rrugë. Janë marrë masa për pastrimin e aksit dhe tani qarkullimi kryhet normalisht. Në segmentin Librazhd – Lunik nuk ka probleme për qarkullimin. Eshtë ndërprerë qarkullimi në këtë pikë të aksit Elbasan -Gjinar. Rekomandohet të bëhet kujdes në zonat ku ka rrëshqitje të rrugës.

Berat

Në aksin Ura e Pilzës –Corovodë ka rënie gurësh në zonën e shkëmbit të “Selanit”. Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në akset e tjera të qarkut. Të bëhet kujdes me qarkullimin në akset ku ka rrëshqitje, si pasojë e rreshjeve të dendura të këtyre ditëve.

Vlorë

Në Llogara ka rreshje bore 15-20 cm. Eshtë punuar për pastrimin dhe kriposjen e aksit dhe qarkullimi kryhet normalisht. Aksi i Vjetër Levan-Vlorë është i qarkullueshëm. Në aksin Vlorë – Selenicë, pas largimit të ujit nga rruga, u pa se ky segment te vendi i quajtur Bishti i Malit është dëmtuar. Specialistët e Drejtorisë së Rajonit Jugor Gjirokastër po bëjnë vlerësimin e situatës . Rekomandohet të bëhet kujdes në qarkullim, sidomos në segmentet ku ka rrëshqitje ose prani të ujit në rrugë.

Gjirokastër

Në aksin Gjirokastër-Tepelenë ka rënie gurësh në rrugë në vendin e quajtur Shkalla e Zezë. Në zonën e Rrapit të Kuqarit në Përmet ka rënie gurësh, rruga është me një kalim. Po punohet për pastrimin e akseve në të dy këto segmente. Në aksin Përmet – Çarshovë, 2 km pa shkuar në Petran, ka një gërryerje të rrugës nga uji. Eshtë vendosur sinjalistika përkatëse. Në aksin Kufi Tepelenë-Gjirokastër, në afërsi të fshatit Shtëpëz, ka ndodhur një shkarje masive në krahun e poshtëm të rrugës. Janë marrë masat për vendosjen e sinjalistikës përkatëse, pasi ka devijim të drejtimit të lëvizjes. Ju lutemi përdoruesve të rrugës të respektojnë sinjalistikën e vendosur.
Të bëhet kujdes në zonat ku ka rrëshqitje dhe prani të ujit në rrugë. Përdoruesit e rrugës të zbatojnë sinjalistikën e vendosur në segmentet ku ka shkarje.

Korçë

Në të gjithë qarkun ka rreshje të bore. Situata po mbahet nën monitorim për orët në vazhdim. Të bëhet kujdes në qarkullim. Për shkak të temperaturave të ulëta, të gjithë akset e Korçës qarkullohen me zinxhirë. Mjetet rekomandohen që të mos lëvizin pa zinxhirë, sepse krijojnë probleme në qarkullim, sidomos në Qafë Plloçë dhe në Qafë Thanë.

Kukës

Në aksin Traget – Lekbibaj ka patur shembje të përsëritura, që kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim. Për shkak të temperaturave të ulëta ka prezencë ngricash në rrugë. Janë marrë masat për spërkatjen e akseve me kripë.
Qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Rekomandohet të tregohet kujdes në qarkullim si pasojë e ngricave dhe lagështisë në rrugë.

Dibër

Kohë e vranët dhe me temperatura të ulëta. Si pasojë ka prezencë ngricash në rrugë. Janë marrë masat për kriposjen e akseve. Rekomandohet të bëhet kujdes nga ngricat në rrugë si dhe përdorimi i zinxhirëve në segmentet Qafë Dragalicë – Stebleve dhe Kalaja e Dodës – Vasije.

Shkodër

Në te gjithë qarkun ka rënie të temperaturave. Si rezultat ka prani të ngricave në rrugë. Rrugët janë spërkatur të gjitha me kripë. Në aksin Shkodër-Qafë Qele, në Ganjolle, për shkak të rrëshqitjes së dherave qarkullimi vazhdon të kryhet me një korsi të zgjeruar. Po punohet për ta bërë rrugën me dy kalime. Në akset e Pukës ka rreshje të dobëta bore. Rekomandohet të bëhet kujdes në qarkullim, si pasojë e kohës me ngrica. Në segmentin rrugor Dardhë –Miliska dhe Qafë Mali-Flet, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Fier

Gjendja në akset e Fierit është normale. Të bëhet kujdes në lëvizje, për shkak të rreshjeve dhe të respektohet sinjalistika rrugore.

Lezhë

Kohë me vranësira e temperatura të ulëta. Të gjithë akset janë kriposur. Nuk ka probleme për qarkullimin në të gjitha akset e këtij Qarku. Rekomandohet të gjitha akset qarkullohen normalisht.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eight + ten =