Artan Gaçit i rrëzikohet t’i hiqet mandati - Arbëria News

Artan Gaçit i rrëzikohet t’i hiqet mandati

Formulari i Dekriminalizimit vazhdon të mbetet “thembra e Akilit” për shumë deputetë apo të zgjedhur lokalë që kanë gabuar apo “harruar” të vetëdeklarojnë problematikat e tyre lidhur me pastërtinë e figurës. Kjo duket të ketë ndodhur dhe me deputetin e PS Artan Gace, pill emri i të cilit u përfol disa ditë më parë për mosdeklarim të një procesi gjyqësor ndaj tij që nuk ishte i deklaruar në formularin e parë që ai ka dorëzuar.

Sot deputeti Gace ka deklaruar në parlament se “nuk ka asnjë dënim dhe asnjë gjobë në asnjë vend të Europës. Kam hyrë i ndershëm dhe kontribuoj me lekët e miapër të promovuar të rinjtë”, ka thënë ai duke shtuar se emri i tij në listën e “fajtorëve” është për arsye politike dhe se është i gatshëm të lerë mandatin nëse prokuroria ka një provë të vetme.

Në fakt, Opinion.al disponon një dokument sipas të cilit, deputeti Gace ka qenë pjesë e nje procesi gjyqësor në gjykatën e Durrësit në vitet 2006-2007 me akuzën e kontrabandës. Dënimi i dhënë ka qenë gjobë me 200.000 lek.

Në vijim të proceseve gjyqësore, siç dhe vërehet në dokument ai është shpallur i pafajshëm dhe automatikisht gjoba ndaj tij nuk është e vlefshme.

Por, burime nga prokuroria thanë për opinion.al që në formularin e parë që ka dorëzuar deputeti socialist çështja gjyqësore në ngarkim të tij nuk është përfshirë. Çka sipas ligjit, parashikon hetim për falsifikim dokumentacioni.

Njëkohësisht në një formular të dytë, për të cilin prokuroria pretendon se është dorëzuar jashtë afateve ligjore në KQZ, zoti Gace ka shtuar vendimin që shihet dhe në dokumentin e publikuar nga Opinion.al.

vendimi per gacin

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 + eight =