Arti bashkëkohor dhe mesazhi për t’i thënë “Ndal Ndotjes në Fier!!!” - Arbëria News

Arti bashkëkohor dhe mesazhi për t’i thënë “Ndal Ndotjes në Fier!!!”

Një grup artistësh po zbatojnë në Fier një projekt në fushën e arteve monumentale, po realizojnë një instalacion në përmasa të mëdha që do të vendoset në një nyje kyçe të qytetit.
Artistë dhe njëherësh aktivistë të kauzave qytetare, autorët e kësaj vepre konceptuale synojnë të përdorin metodat inovative si mjet për të nxitur pjesëmarrjen qytetare në vendimmarrje të rëndësishme për komunitetin. Aktivizmi qytetar nuk bëhet vetëm me protesta apo aksione politike,
pjesëmarrja dhe roli aktiv i qytetarëve në hartimin e politikave, por edhe në monitorimin e ofrimit të shërbimeve janë elementë thelbësorë për të rritur përgjegjësinë sociale të bashkive që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në komunitetet e tyre.
Regjisori Milto Kutali dhe skulptori Arben Bajo janë artistët që e konceptuan dhe po e zbatojnë këtë vepër. Të pyetur prej nesh se si u lindi kjo ide dhe a ishte e lehtë ta sendërtonin, ata na u përgjigjën se kanë thuajse 10 muaj që po e zbatojnë këtë project. Sigurisht që jo gjithçka ka qenë e lehtë. Nga
koncepti kez zbatimi i veprave me përmasa të tilla monumentale, vështirësitë janë nganjëherë edhe të paparashikueshme… sië qe për shembull fakti që maketi përfundimtar u rikonceptua tre herë… Por siç shprehet regjisori Kutali, kjo përvojë artistike dhe misioni qytetar na vërtetoi se kur krijohen
kushtet e përshtatshme dhe në lojë të gjithë aktorët janë të përgjegjshëm dhe profesionistë “e mira qytetare për qytetarët” shndërrohet në simbiozë! Ky ishte rasti ynë, thotë ai: Ne artistë, me propozimin tonë për ta vënë artin që dimë të bëjmë në dobi të një kauze qytetare për forcimin e demokracisë vendore bindëm Lëviz Albanian e cila na sponsorizoi. Pushteti vendor, vetë kryebashkiaku i Fierit, na krijuan të gjitha lehtësirat ligjore për ta ekspozuar veprën… ndonëse në jo pak raste kemi paguar për “mëkatin origjinal”… disa vepra në parqet publike të Fierit, cilësisht të dobëta, na e kanë vështirësuar detyrën, sepse jemi parë me shumë skepticizëm edhe ne. Aktorë me peshë në industrinë e naftës na ndihmuan me çfarë kishin mundësi duke u bërë partner me ne në këtë vepër… nuk dhanë para, as honore, na vunë në dispozicion materiale të cilat i kishin në inventar!
Qytetarët e Fierit na mbështesin. Në të gjitha daljet tona televizive, edhe në Workshopin e parë ku prezantuam konceptin dhe mesazhin qe vepra jonë përçon patëm mbështetjen e tyre. Media lokale gjithashtu na ka përkrahur dhe na i ka hapur ekranet dhe faqet shtypit.
Të gjithë këta aktorë së bashku dëshmojnë se në jetë mund të ndodhë që funksioni apo detyra të të pozicionojë në anë, në dukje të kundërta: Por Jeta vetë të provon se të gjithë jemi njësoj… pa ajër të pastër nuk rrojmë dot! Ky është Mësimi ky është Mesazhi! Këtë përcjell vepra jonë!

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

7 − six =