Artisti krijon iluzion optik, kthen gërmadhat në vepra arti - Arbëria News

Artisti krijon iluzion optik, kthen gërmadhat në vepra arti

Grafiti i krijuar nga artisti Vele

Artistët në mbarë botën shpesh dalin në rrugë për të krijuar piktura mahnitëse dhe skulptura që frymëzojnë ose argëtojnë njerëzit.

Rodrigo Miguel Sepúlveda Nunes po i kthen muret e braktisura në kryevepra që duket sikur janë gdhendur në gur, por në realitet ai përdor vetëm bojë llak për të krijuar një iluzion.

Aristi portugez i hedh videot dhe fotot  në faqen e Instagram-it  të tij.

Në një intervistë për  Insajder ai tha se filloi të pikturonte në moshën 14 vjeç dhe gjatë gjthë viteve ai e përsosi artin e tij dhe kaloi në artist grafik ku studioi animacionin.

“Unë në fillim mendoja  se grafitti ishte një akt rebelimi në fëmijëri, por e vërteta është se është bërë jeta dhe fokusi im”, tha artisti.

Ai tha se e konsideroi veten një artist profesionist që nga viti  2007 dhe që prej asaj kohe puna e tij është paraqitur në ekspozita dhe në muret e gjithë Portugalisë.

Ora 21:50

Artisti krijon iluzion optik, kthen gërmadhat në vepra arti

/SH.com/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × three =