Ashley Judd: Jam përdhunuar 3 herë, mbeta edhe shtatzënë - Arbëria News

Ashley Judd: Jam përdhunuar 3 herë, mbeta edhe shtatzënë

AktorjaAshley Judd  ka treguar për herë të parë në publik një ngjarje të hidhur të jetës së saj, që ka lënë padyshim gjurmë në memorie.

E ftuar në konferencën ‘Women in the World Summit’, 50-vjeçarja ka treguar se në të kaluarën është përdhunuar tre herë. Ajo ka mbetur shtatzënë gjatë një prej përdhunimeve dhe zgjodhi që të abortonte fëmijën.

“Unë jam mirënjohëse që e kam bërë në mënyrë të sigurt dhe të rregullt. Nuk do të mundja dot kurrë të ndaja fëmijën tim me një përdhunues”, tha aktorja.

Ashley Judd, tashmë 50-vjeçare, përveçse si aktore, njihet edhe si një aktiviste politike. Në aktrim, rolet më të spikatura të saj janë në filmat “Rubi në parajsë”, “Puth vajzat”, “Ku është zemra”, etj.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × four =