Ashton Kutcher mund të akuzohet për vrasje - Arbëria News

Ashton Kutcher mund të akuzohet për vrasje

Aktori Ashton Kutcher është gjendur në një pozitë mjaft të vështirë. Një ngjarje e ndodhur në vitin 2001 e ka trembur artistin. Edhe pse ka ndodhur disa vite më parë, ai ka frikë se mos akuzohet për vrasjen e një 22-vjeçareje, me të cilën në atë kohë po njihej.

I thirrur në gjykatë Ashton ka dëshmuar se natën që e dashura e tij, Ellerin u gjet e vrarë me 47 goditje thike, ai kishte shkuar në shtëpinë e saj. Në seancën gjyqësore 41-vjeçari ka treguar i trembur se atë natë vajza nuk i kishte shkuar në takim dhe për t’u siguruar që ishte mirë kishte shkuar tek shtëpia e saj. Ai kishte trokitur në derë, por askush nuk ia kishte hapur dhe më pas ai është rikthyer në banesën e tij.

Tashmë Ashton ka frikë se mos shenjat e tij të gishtërinjve, do të merren për bazë edhe pse nuk e ka ditur që kishte ndodhur një krim. Për vrasjen e Ashley Ellerin është i akuzuar Michael Gargiulo, i quajtur Ripper Hollywood./klanplus

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 + 3 =