Aulona Musta apel të fortë vajzave: Ky lloj i dashuri të vret! - Arbëria News

Aulona Musta apel të fortë vajzave: Ky lloj i dashuri të vret!

Gazetarja e njohur e showbiz, Aulona Musta bën apel për të gjitha gratë dhe vajzat të cilat i shkruajnë lidhur me partnerët e tyre xhelozë të cilët arrijnë deri në ushtrimin e dhunës fizike.Sipas Mustës, një i dashur xheloz është sëmundje dhe i sugjeron të gjitha këtyre vajzave e grave ndarjen dhe u jep disa këshilla për mënyrën se si mund ta mbushin kohën e tyre.

“Me ben shume pershtypje sa shume mesazhe me vijne nga vajzat/grate ne lidhje me partneret xheloz qe kane, xheloz deri ne ate pike sa i dhunojne verbalisht por dhe fizikisht. Nje pjese e madhe nuk kane kurajon te ndahen, pavarsisht se vuajne. Shume te tjera me thone qe kane gjetur kurajon t’i lene, por ndihen keq me pas dhe i duket sikur s’jetojne dot pa ta. Fakti qe me marr kaq shume mesazhe te tilla me ben te mendoj qe nuk jane histori te vecuara, por nje fenomen i perhapur, per fat te keq edhe tek brezat e rinj.

Nisur nga kjo nuk mund te mos te shkruaj dy fjale… Vajza te dashura! Nje i dashur xheloz, eshte semundje, per ate vete, por mbi te gjitha per ty. Nje i dashur xheloz nuk do te te lere kurre te zhvillohesh si njeri, ne asnje aspekt. Ai do jete gjithmone pengese, nderkohe qe partneri duhet te jete krah! Te te shtyje te zhvillohesh, jo te te pengoje. Nje i dashur xheloz nuk te do! Mos e harro kurre kete. Ai eshte xheloz sepse do veten dhe egon e tij te semure! Por jo ty! Ty nuk te do! Nje i dashur xheloz vret! Vret nga pak cdo dite. Te vret lirin, te vret dashurine per jeten, per veten, te vret shpirterisht, menderisht e per fat te keq rastet kur te vret edhe fizikisht nuk jane te pakta!

Mos mendoni se ndarja do te jete fundi i botes! Nje nder shprehjet me te bukura per mua eshte ajo qe thote “Me mire nje fund me dhimbje, se sa nje dhimbje pa fund”.

Gjate kesaj periudhe mbushe kohen tende me pune, dil me miqte, rri me familjen, bej sport, lexo shume. Dedikoju vetes 100% dhe kur te vije momenti, pa u sforcuar, fillo njihu me njerez te rinj, qe do te ta bejne jeten te bukur dhe jo te ta “nxijne” ate. Mos harro vetja eshte gjithmone e para! Po nuk e deshe ti veten, Ai nuk do te te doje kurre!

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

13 − 1 =