Auron Tare në gjyq , përballet me akuzën e “refuzimit për të deklaruar pasurinë” - Arbëria News

Auron Tare në gjyq , përballet me akuzën e “refuzimit për të deklaruar pasurinë”

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, buy Auron Tare, order po përballet me akuzën e “refuzimit për të deklaruar pasurinë”. “Gazeta Shqiptare” shkruan se njësia e specializuar TaskForcë pranë Prokurorisë së Tiranës, përfundoi hetimet dhe i dorëzoi gjykatës dosjen penale ndaj Tares. Ai u kallëzua nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për refuzim pasurie. Në fakt, me marrjen e detyrës si zyrtar i lartë publik, ligji e detyronte Taren që të deklaronte pasurinë e tij. Por, ai nuk e ka përmbushur këtë detyrim ligjor, çka ka detyruar IDLKP­në që ta gjobiste me shumën e 50 mijë lekëve. “Gazeta Shqiptare” shkruan më tej se burime të prokurorisë, thanë se nga momenti i marrjes dijeni se ishte gjobitur, drejtori i Agjencisë Kombëtaretë Bregdetit, duhej që brenda afatit 1­ mujor ta përmbushte detyrimin ligjor të deklarimit. Në dosjen penale thuhet se ai e ka shkelur edhe këtë afat, çka e ngarkon me përgjegjësi penale për refuzim për deklarim, ndonëse theksohet se Auron Tare e ka shlyer gjobën e ILDKP-së. “Gazeta Shqiptare” shkruan gjithashtu se përpara prokurorëve, Auron Tare ka pretenduar se nuk ka qenë aspak qëllimi i tij refuzimi për të deklaruar, por ka qenë në pamundësi objektive, për shkak se përgjatë gjithë periudhës që diskutohet ka qenë në krye të detyrës, duke kryer detyrën funksional e në zonat bregdetare.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fourteen + nine =