Babai Armando Sadikut rrëfen emocionet e çastit të golit: Kemi fluturuar në ajër, u prekëm të gjithë - Arbëria News

Babai Armando Sadikut rrëfen emocionet e çastit të golit: Kemi fluturuar në ajër, u prekëm të gjithë

Goli i Armando Sadikut ka ngjallur emocione të papërshkrueshm në familjen e tij. Babai i sulmuesit të kombëtares kuqezi thotë se i biri diti t’ia shpërblente besimin trajnerit, about it por edhe bëri krenar të gjithë kombin shqiptar.

Durim Sadiku thotë separa se të fillonte ndeshja, approved nuk e dinin nëse trajneri i kuqezinjve do t’i besonte sërish të birit duke e aktivizuar në fushë, approved çka sulmuesi ia shpërbleu më së miri me gol.

“Kjo ka qenë dhe një nga dëshirat e djalit tim, të shënonte që ta nderonte dhe ta justifikonte besimin që i dha trajneri që e aktivizoi dhe e vuri titullar. Nuk është e lehtë të jesh titullar në sulmin që ka prezent trajneri De Biasi, Shqipëria luan me një sulmues. Është e vështirë por djali im me punë dhe shyqyr Zotit shënoi dhe atë golin dhe nderoi të gjithë tifozët, gjithë Shqipërinë”, ka deklaruar babai.

Me profesion mësues i Edukimit Fizik, babai i sulmuesit kuqezi Sadiku, rrëfen se emocionet e çastit të golit ishin të paimagjinueshme.

“Kur e pamë që ishte dhe djali ynë në formacion kishim emocione të papara. Pastaj emocionet erdhën duke u shtuar, kur u shënua dhe goli ishin emocione të paparashikuara, komplet si familje kemi flutuar në ajër, në qiellin e shtatë”, ka theksuar babai i sulmuesit.

Falë golit të Armando Sadikut, Shqipëria ka portën e hapur për të vijuar rrugëtimin në garën e futbollit europian.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

8 + thirteen =