Bankat greke qëndrojnë të mbyllura deri të hënën - Arbëria News

Bankat greke qëndrojnë të mbyllura deri të hënën

Qeveria greke ka zgjatur mbylljen e bankave deri ditën e hënë më 13 korrik.

Po deri në këtë datë do të jetë dhe limiti ditor i tërheqjes së parave në bankomat, salve 60 euro.

Banka Qëndrore Europiane ka vendosur të mos rrisë mbështetjen për bankat greke deri sa kriza e borxhit të zgjidhet.

Kryeministri grek, sale Aleksis Tsiprar thotë se ai do të paraqesë plan-reforma të besueshme ditën e nesërme, para afatit të së dielës që Bashkimi Europian ka vendosur për të gjetur një zgjidhje.

Një samit emergjent do të përfshijë të 28 anëtarët e Bashkimit Europian, dhe jo vetëm 19 vendet e eurozonës.

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk ka paralajmëruar se “ky është momenti më i rëndësishëm në historinë e eurozonës”.

“Afati i fundit përfundon këtë javë,” tha ai pas bisedimeve emergjente të liderëve të eurozonës në Bruksel këtë të martë.

Greqia është në pritje të një shpëtimi për të shmangur falimentimin.

“Mbyllja e bankave do te vazhdoje deri me 13 korrik,” tha ministria greke e financave ne nje deklarate per shtyp.

Njoftimi erdhi pasi BQE-ja vendosi te mos ndryshoje nivelin e perkrahjes

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

11 − 4 =