Barnat kundër diabetit zvogëlojnë edhe rrezikun e kësaj sëmundje - Arbëria News

Barnat kundër diabetit zvogëlojnë edhe rrezikun e kësaj sëmundje

Një lloj i barnave, që përdoren për trajtimin e diabetit është zbuluar se ka efekt edhe në zvogëlimin e rrezikut nga problemet e veshkave, shkruan CNN.

Sipas një hulumtimi të publikuar në revistën “Journal of Medicine” rreziku i problemeve të veshkave dhe disa problemeve kardiovaskulare është zvogëluar tek personat që kanë tipin 2 të diabetit, dhe janë trajtuar me një lloj specifik të barnave- canagliflozin.

Studimi ka përfshirë 4.401 pacientë të moshës 30 vjeçare me tipin 2 të diabetit, që kishin edhe disa çrregullime të veshkave. Këta pacientë u trajtuan me canagliflozin- barna kundër diabetit, dhe u përcjellën për 3, 13 dhe 26 javë. Hulumtuesit gjetën, që pacientët e trajtuar me tableta kundër diabetit kishin një rrezik 34% më të ulët për vdekje nga sëmundjet renale dhe 32% rrezik më të ulët për vdekje nga sëmundjet e veshkave.

Sipas hulumtuesve, ky lloj i tabletave kundër diabetit në mesin e 1000 pacientëve,  do të mund të parandalonte 22 hospitalizime nga sëmundjet e veshkave dhe 25 të tjera nga sëmundjet kardiovaskulare.

Ky studim kishte disa limite, kështu që është e rëndësishme të bëhen studime të tjera për ta konfirmuar se vërtetë barnat, që përdoren për trajtim të tipit 2 të diabetit kanë efekt edhe në trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve të veshkave. /Gazeta Express.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

7 + ten =