Pas deklaratave të ditëve të fundit të presidentit të Interit, visit Erick Thohir, në lidhje me Lionel Messin, presidenti i Barcelonës Bartomeu u shpreh në lidhje me të ardhmen e argjentinasit: “Messi është lojtari më i mirë në botë, ai na ka sjellë shumë përfitime dhe luan me kampionë të mëdhenj këtu. Transferim në Itali ? Ka një kontratë të gjatë me ne dhe do të qëndrojë këtu. Dëshira jonë është që ta mbylli karrierën me fanellën blaugrana ndaj mendoj se ajo e Thohir do të jetë një ëndërr e parealizueshme.” u shpreh presidenti katalanas.