Basha i kërkon ODIHR më shumë vëzhgues për zgjedhjet e 21 qershorit - Arbëria News

Basha i kërkon ODIHR më shumë vëzhgues për zgjedhjet e 21 qershorit

Kryetari i Partisë Demokratike, price Lulzim Basha takoi sot misionin paraprak faktmbledhës të ODIHR ku u diskutua mbi situatën parazgjedhore në Shqipëri.

Basha ngriti shqetësimin për rrethanat e krijuara që shkojnë kundër klimës dhe standardeve që kërkojnë zgjedhjet e lira e të ndershme.

“Ndarja administrative ishte një proces i njëanshëm i bërë nga qeveria, web pa konsultime, erectile pa konsensus, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë në politikën e 25 viteve. Basha tha se kjo ndarje është bërë për kalkulime elektorale, duke e dëmtuar që në nisje garën e ndershme e të barabartë.

Kreu i opozitës tha se një tjetër pengesë është mungesa e vullnetit e mazhorancës për të ecur me procesin e dekriminalizimit dhe shenjat e qarta për këtë janë përfshirja në zgjedhje si kandidatë të personave me precedentë të rëndë penalë. Zgjedhjet e 2013 dëshmuan se personat e inkriminuar që u afruan me mazhorancën e sotme dëmtuan rëndë standartet, duke blerë vota e shantazhuar qytetarët.

Basha veçoi presionin e vazhdueshëm që i bëhet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si një akt i rëndë që dëmton frymën e këtij procesi.

Blerja e votave në zgjedhjet e pjesëshme lokale në Korcë, dhe aministimi që i bëri mazhoranca kësaj vepre penale, dëshmojnë se Rama dhe Meta e kanë pjesë të skemës së tyre shitblerjen e votave.

Kryetari i Partisë Demokratike i kërkoi përfaqësuesve të ODIHR që të sjellin në Shqipëri për zgjedhjet e 21 qershorit misionin më të madh të mundshëm, duke parë premisat aspak të mira për zgjedhje të lira e të ndershme.

Basha tha se prania sa më e madhe e vëzhguesve do të ndihmonte për ruajtjen e standarteve dhe shmangien e pasojave që mund të vijnë nga cenimi i votës së qytetarëve,” thuhet në njoftimin e PD.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 + 16 =