Berisha: Kokëdhima po i vjedh pronën në Himarë Plator Nesturit - Arbëria News

Berisha: Kokëdhima po i vjedh pronën në Himarë Plator Nesturit

berisha_kuvend5
Sali Berisha ka denoncuar sot në Kuvend deputetin socialist Koço Kokëdhima, more about se po vjedh një pronë të ish-zëdhënësit të Ina Ramës, Plator Nesturit.

Berisha ka publikuar edhe një mesazh, i cili, sipas tij, i është dërguar pikërisht nga Nesturi.

“Ja ç’më thotë Plator Nesturi, ka qenë zëdhënës i Ina Ramës:

Jam Paskal Nesturi nga Vlora, kur në Parlament është ligji për Turizmit, Koço Kokëdhima po më rrëmben… Bashkia Himarë për një tender, për një investim publik, falsifikoi një pronë si një pronë shtetore, kur në fatk është pronë private. Po ma marrin”, deklaroi Berisha.

Ndërsa Flamur Noka, deklaroi tha se qytetari në fjalë, është kurshuri me Edi Ramën.

Ndërkohë, Berisha ka vijuar më tej me akuzat, duke thënë se kryeministri Rama po bën pastrim parash me ekspozitat e tij në Gjermani.

“A e dini që po përdor ekspozitat si lavatriçe të parave të pista të tij.

Imagjinoni Asadin të hapë piktura në Gjermani.

A e dini ju që ka hap tre ekspozita në Gjermani me paratë e qytetarëve shqiptar?

A e dini që po pret fatura për pastrimin e parave…?

Ai mund të gënjejë një gazetar apo ndonjë media, por s’gënjen dot Sali Berishën se e kam plot me mesazhe këtu (tregon I-pad).

Kurse berberi arrestohet, ndërsa ai ndërton një vilë të tërë” deklaroi Berisha.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 + three =