Berisha në një vështrim racional - Arbëria News

Berisha në një vështrim racional

Elida Buçpapaj

 

Sali Berisha përpara 25 vitesh nuk ishte ky që është sot. Ishte një mjek që kalonte pjesën më të madhe të kohës mes pacientëve dhe librave. Në politikën shqiptare sot nuk e gjen një politikan karizmatik si ishte ai.

Në kohën kur udhëhoqi lëvizjen opozitare në Shqipëri, buy information pills Sali Berisha, unhealthy ishte i zgjedhuri ideal për Ramiz Alinë. Ne i kemi parë takimet me intelektualët shqiptarë të asaj kohe ndaj të cilëve Ramiz Alia shfaqej shumë më i avancuar.

Për Ramiz Alinë, cialis 40mg diktatorin e fundit të Shqipërisë, Sali Berisha ishte malësor, i përgjegjshëm e sidomos fjalë e besëmbajtës. Teoria e Berishës për bashkëvuejtës e bashkëfajtorë aty duhet ta ketë patur fillin.

Sali Berisha ishte i zgjedhuri ideal për Perëndimin. Populist, me autoritet të padiskutueshëm dhe i ardhur nga fusha e mjekësisë shihej si më i predispozuari për t’u konvertuar kur do të ndryshoheshin sistemet.

Sali Berisha ishte i zgjedhuri i popullit. Shqiptarët e pranuan dhe e besuan menjëherë, në rang të Shqipërisë londineze dhe përtej kufijve, për angazhimin e tij konstant për Kosovën.

Sali Berisha ishte i zgjedhuri i shtresës të ish-persekutuarve dhe ish-pronarëve, shtresa që më vonë do t’i tradhëtonte, pa iu skuqur fytyra.

Sali Berisha ishte i zgjedhuri i intelektualëve shqiptarë, në rang të trojeve shqiptare, përveç Rexhep Qoses.

Sali Berisha ishte lideri më i favorizuar në këtë çerek shekulli.

Sali Berisha gjatë mandatit të parë nuk u përmend kurrë për afera korruptive. Ai jetoi në shtëpinë e tij, një apartament i kohës së diktaturës duke bërë një jetë të thjeshtë dhe korrekte, ashtu si shqiptarët.

Sali Berisha nuk hyri në politikë me klane, por u bë viktimë e tyre, e ambicjeve të tyre.

Në fillim kishte lidhje shumë të mira me Eduard Selamin. Nëse do të bashkëpunonin të dy, ndoshta Shqipëria do t’u kishte shpëtuar fataliteteve. Por klani që dominoi Berishën dhe që nuk gëzonte asnjë simpati minimale në popull e paraqiti Selamin tek Berisha si rrezik për të, kështu që Berisha e largoi menjëherë nga skena politike duke e detyruar që të emigronte në SHBA.

Në periudhën 1992-1994 kishte shumë shpresa se Shqipëria do të bëhej.

Sali Berisha ishte i pari lider nga Europa Lindore që kërkoi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO; po ashtu pjesa më e madhe e nomenklaturës së kuqe, nisur prej Ramiz Alisë shkoi përpara drejtësisë, paçka se akuzat nuk lidheshin me krimet e kryera.

Ndërkohë situata në Ballkan ishte total kundër Berishës. Lufta në ish-Jugosllavi e largoi vemendjen e Perëndimit nga Shqipëria e vogël. Perëndimi u tregua tërësisht i paaftë në qendrimin ndaj Milosheviçit. Lufta e Bosnjes nisi më 1992 dhe përfundoi në dhjetorin e 1995 me Marrëveshjen e Daytonit, ku Milosheviçi u trajtua si palë. Republika Sërbska ishte qëllimi i arritur për kriminelin e Ballkanit, që tek Berisha shihte pengesën kryesore për realizmin e planit kundër Kosovës.

Që ta spastronte etnikisht Kosovën, Milosheviçit i duhej një Shqipëri në kaos dhe pa Berishën, pikërisht ashtu si u krijua prej krizës së piramidave, me një Berishë ndaj të cilit Perëndimi kishte humbur besimin.

Në politikën e brëndshme Berisha bëri gabime që do t’i kushtonin shumë.

Megjithëse kishte paralajmërime të vazhdueshme për rrezikshmërinë e tyre, Berisha i pranoi piramidat financiare me logjikën infantile se meqë drejtoheshin nga ish-eksponentë të diktaturës dhe krijonin prosperitet tek populli, nuk përbënin rrezik për sigurinë e vendit dhe kolltukun e tij.

Sali Berisha i krijoi probleme vetes më 1994 me gjyqin kundër pesë grekëve, ish-viktima të persekutuara nga diktatura komuniste, që u akuzuan për veprimtari spiunazhi, kur gjithë nomenklatura e kuqe u dënua për kafe dhe lëngje frutash.

Sikur të mos mjaftonte kriza me pesë grekët, Sali Berisha i krijoi vetes probleme me referendumin, duke thelluar krizën me kundërshtarët që kishin hyrë menjëherë në sintoni me lobin grek në SHBA.

Pas këtyre problemeve me grekët që ishin të evitueshme, Sali Berisha u kthye në rrezik për përfaqësuesit e Vorio-Epirit dhe një lider antipatik për administratën e Bill Clintonit, i cili si këshilltar në krahun e tij të djathtë kishte greko-amerikanin George Stephanopoulos. Edhe për vetë Presidentin Clinton prania e Stephanopoulosit në mandatin e tij të parë ishte fatkeqësisjellëse.

Sali Berisha po ashtu nuk ndërmori veprime energjike përmes Parlamentit të Shqipërisë për të aprovuar Kushtetutën në të cilën të mbrohej pavarësia e institucioneve demokratike dhe të mbahej qendrim i prerë i shtetit demokratik në raport me krimet dhe aparatin e diktaturës komuniste;

Sali Berisha nuk i hapi Dosjet, aprovoi një Ligj Lustracioni kontravers dhe i mbajti në administratë e i përdori ish-elementët e Sigurimit, të cilët në momente të caktuara iu kthyen në boomerang.

Sali Berisha pati alergji ndaj nocionit të zyrtarit të lartë me integritet. Ndoshta vuante nga kompleksi i periudhës kur ishte sekretar partie në Fakultetin e Mjekësisë.

Megjithëse inteligjent, Sali Berisha, u bë prè e klaneve më mediokre pranë PD, që e përdorën atë si timonier të makinerisë së tyre dhe i shkaktuan plot andrralla, por më së shumti i shkaktuan andralla Shqipërisë e shqiptarëve.

Berisha u konsumua në vetë të parë nga pasojat e Referendimit të 1994;

ai e thelloi tatëpjetën e pushtetit të tij në zgjedhjet e manipuluara të 1996 duke kulmuar me krizën e piramidave financiare të 1997 që shërbyen si pretekst për rrëzimin e tij dhe e çuan vendin pothuaj në një lufte civile.

U largua nga pushteti me imazh të rrënuar për tokë.

Më 2005 u rikthye në pushtet si një pragmatist i paskrupullt, hoqi dorë nga parimet dhe idealet, pa të cilat PD nuk do të mbijetonte dot, por futja e Shqipërisë në NATO, Rruga e Kombit, Tuneli i Krrabës dhe liberalizimi i vizave i atribuohen pikërisht lidërshipit të tij, që lidhen me aspiratat e Berishës kur e nisi rrugën si politikan në vitin 1991-1992.

A mund të ketë një kthim për herë të tretë Sali Berisha?

Liderët e ardhur nga vendet e ish-regjimeve totalitariste të Europës Lindore kanë dalë nga politika me integritet të gërryer një pjesë e madhe nga klanet familjare, të pangopur për fitime.

Ndërkohë Sali Berisha është lideri më populist në Shqipëri e Kosovë së bashku këta 25 vjet.

Nuk dihet nëse ky populizëm do të rezistojë për t’i dhënë shansin për herë të tretë, po të kemi parasysh korrupsionin, kapjen e shtetit nga politika që kanë degraduar sistemin, reformën në drejtësi duke u nisur nga fakti se Berisha ka qenë dhe ka mbetur kryepolitikani më i involvuar në politikën shqiptare !

Le të presim e të shohim. Në Ballkan ndodh gjithçka!

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × four =