Besimtarët myslimanë kremtojnë Kurban Bajramin - Arbëria News

Besimtarët myslimanë kremtojnë Kurban Bajramin

1473661015falja

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” u mbush edhe këtë vit plot me mijëra besimtarë të cilët falën namazin e Kurban Bajramit. Me këtë festë kurorëzohet Haxhi, recipe kushti i pestë i Islamit dhe dëshmi për solidaritet dhe mirëqenie. Për nder të kësaj festë, medicine e cila lidhet me sakrificën që bëhet në emër të profetit Ibrahim, besimtarët myslimanë flijojnë edhe një kafshë, zakonisht dele ose qengj, si kurban dhe mishin e ndajnë me të varfrit dhe familjarët.

Urime dhe mesazhe dashurie, paqeje e harmonie kanë ardhur në këtë festë të madhe nga krerët e Komunitetit Myslimanë në fjalën që ata kanë mbajtur përpara se të niste falja e namazit të Kurban Bajramit.
Në fjalën e rastit kreu i Komunitetit Mysliman tha se sot është dita e harmonisë, lumturisë dhe shpërndarjes së mesazhit të paqes.

“Të dashur besimtarë. Sot në Mekë mbi 500 Haxhinj shqiptarë të bashkuar me besimtarë nga e gjithë bota i propozojnë mbarë njerëzimit begati e mirëkuptim. Të gjithë e dimë historinë e Ibrahimit e Ismaili A.S ku urdhëroi kurbanin, kurbani i vërtetë u zgjodh dashi për të zhdukur zakonin e vrasjes e për ti dhënë njerëzimit mesazhin e paqes. Nuk është veprimi ynë i jashtëm që ka vlerë, por prangosja e së ligës në shpirtin tonë. Tek Allahu nuk arrin mishi e gjaku por bindja e devotshmëria jonë. Ne jemi pasuesit e profetit të mëshirës. Urime dhe vizitat për Bajram janë traditë. Le të shërbejnë këto ditë për ë shumë mirësi, paqe, harmoni e lumturi për të gjithë. Gëzuar këtë festë të bekuar. Zoti e bekoftë kombin dhe atdheun tonë,” tha Skënder Bruçaj kreu i Komunitetit Mysliman.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × 3 =