Bibliotekat Kombetare te ruajne edhe filmat bashke me librat - Arbëria News

Bibliotekat Kombetare te ruajne edhe filmat bashke me librat

Erlind Sulko

Meqë edhe e kam studiuar shkencën e bibliotekës në Universitetin e Torontos, desha të bëj një sugjerim miqësor për Bibliotekën Kombëtare si në Tiranë, ashtu edhe në Prishtinë. Biblioteka Kombëtare duhet të përfshij në mandagcbtin e saj edhe ruajtjen e filmave,- jo vetëm të librave, dokumentave apo hartave. Pasi edhe filmat janë një pjesë e rëndësishme e trashgimisë kulturore që duhet ruajtur dhe lejuar qytetarëve për t’u shikuar.

Kjo gjë është shumë e rëndësishme veçanërisht në ekonomin ku jetojmë, ku të drejtat e autorit janë shumë strikte, – dhe shpesh e pengojnë shikim e gjërë të një filmi. Filmat e prodhuara pas periudhës së komunizmit nuk gjehen askund. Prandaj, Biblioteka Kombëtare duhet të ruaj kopje të këtyre filmave, që të lehtësoj hulumtimin dhe shikimin e tyre.

Nga kërkimi online në databejsin e Bibliotekës Kombëtare në Tiranë dhe Prishtinë, filma madhor të pas 90s, si filmat e Isa Qoses apo Gjergj Xhuvanit nuk më dalin të pranishme.

Ruajtja e filmave nga Biblioteka Kombëtare nuk është një ide që po e shpik unë, por ka kohë që zbatohet në bibliotekat e Amerikës Veriore. Dhe kjo ka të bëjë me ndryshimin thelbësor që po ndodh me bibliotekat dhe arkivat në kohën bashkëkohore: ato nuk përfytyrohen më si qendra vetëm të librave apo dokumentave, por si qendra që i shërbejnë një komuniteti të caktuar.

Një nga projektet që kam bërë gjatë masterit në Universitetin e Torontos, ka qenë për fondin e shkrimtares moderniste kanadeze, Sheila Watson. Fondi i saj, i organizuar në mënyrë të përkryer, gjendet në arkivën e John M. Kelly Library në Universitetin e Torontos. Mes fondit të shkrimtares Watson, kishte edhe gjëra që nuk kishin asnjë lidhje me veprimtarinë e saj letrare: kapele, figurina, sende të ndryshme, etj.

Mbase ruajtja e kapeleve të shkrimtarëve të vdekur në bibliotekë është e tepruar, por jam i sigurt që ruajtja e filmave nuk është.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × 5 =