Bien me mbi 14 % të ardhurat nga primet e sigurimit vullnetar - Arbëria News

Bien me mbi 14 % të ardhurat nga primet e sigurimit vullnetar

primet e sigurimit vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, approved në periudhën janar-shkurt 2016 arritën mbi 726 milionë lekë, pilule 14.15% më pak se në periudhën janar-shkurt 2015. Ndërsa numri i kontratave të sigurimit vullnetar u ul me 1.11% krahasuar me periudhën janar-shkurt 2015.

Sipas raportit më të fundit të publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, pills mbi zhvillimet e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-shkurt 2016, sigurimet vullnetare të Jo-Jetës në periudhën janar-shkurt 2016, patën ulje me 15.73% kundrejt periudhës janar-shkurt 2015.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive, të cilat gjatë periudhës janar-shkurt 2016 siguruan mbi 302 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me rreth 61.86%, të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me 21.22% të totalit.

Në portofolin, sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë periudhës janar-shkurt 2016, vihet re një ulje prej 47.27% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 56.78% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-shkurt 2015.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë periudhës janar-shkurt 2016, arritën në rreth 171 milionë lekë, duke shënuar rritje prej 3.60% në krahasim me periudhën janar-shkurt 2015.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-shkurt 2016 arritën rreth 143 milionë lekë, ose 6.98% më pak se në periudhën janar-shkurt 2015. atsh

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × two =