Bombardohet spitali në Donjeck, të paktën 4 të vrarë - Arbëria News

Bombardohet spitali në Donjeck, të paktën 4 të vrarë

Situata në Ukrainën lindore është përshkallëzuar sërish me episode të reja dhune dhe viktima. 

Të paktën 4 vetë raportohen të kenë humbur jetën nga goditja me mortaja e një spitali në qytetin e Donjeckut, të kontrolluar prej rebelëve. Nga sa pohojnë autoritetet vendore, pjesa më e madhe e atyre që u vranë ndodheshin jashtë ndërtesës. Ka të dhëna ende të pakonfirmuara se numri i vdekjeve është edhe më i madh se kaq. Vala e dhunës është shtuar këto javët e fundit në rajonet lindore të munduara nga konflikti, ku separatistët prorusë duket se janë në epërsi me marrjen e territoreve të tjera nga duart e forcave qeveritare në Donjeck, përfshirë aeroportin e qytetit.

Një ditë më parë, nga luftimet mes trupave të Kievit dhe mbështetësve të Moskës gjetën vdekjen 8 civilë. Në ngjarjet e 24 orëve më parë, edhe 22 persona të tjerë mbetën të plagosur.
Përplasje të armatosura janë shënuar pa reshtur, që prej dështimit të bisedimeve për armëpushim të shtunën. Në mesin e këtij përkeqësimi të beftë të situatës, zërave që bëjnë thirrje për gjetjen e një zgjidhjeje përmes dialogut iu shtua edhe ai i Papa Françeskut.

Këta katër të vdekur i shtohen katër civilëve të vrarë gjatë 24 orëve të fundit, sipas bilanceve të njoftuara sot në mëngjes nga Kievi.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × 4 =