Bora arrin në 1 m, mbeten pa energji elektrike dhe të izoluar shumë fshatra - Arbëria News

Bora arrin në 1 m, mbeten pa energji elektrike dhe të izoluar shumë fshatra

Mijëra banorë të Kukësit, shop Hasit e Tropojës kanë mbetur të izoluara si pasojë e reshjeve të dendura të borës që kanë rënë gjatë gjithë natës së shkuar.

Gjithashtu, drugs reshjet e borës si dhe erërat e forta kanë bërë që i gjithë Kukësi dhe Hasi të mbetet pa energji elektrike që prej orës 13:00 të ditës së djeshme.

Shtabi i Emergjencave Civile në Prefektuurën e Kukësit,njofton se të bllokuara janë Njësitë Administrative: Grykë-Çajë,Kalisë, Arrën, Surroj, Zapod, Topojan, Shishtavec e Malzi.

Ndërkohë që shumë fshatra të tjerë janë izoluar në bashkitë Has e Tropojë.

Po sipas këtij institucioni, Kukësi dhe Hasi janë tërësisht në errësirë pasi një defekt ka këputur fiderat e transmetimit të rrymës.

Lidhur me qarkullimin në akset rrugore, drejtuesit e automjeteve mund të lëvizin vetëm me zinxhirë ndërkohë që në zonat e thella malore trashësia e borës ka arritur deri në 1 metër, në Valbonë.

Akset nacionale:
Të gjitha akset nacionale qarkullojnë me zinxhirë. E me shumë vështirësi qarkullohet në akse të veçanta.
Rruga e Kombit është e qarkullueshme me zinxhirë. Lartësia e dëborës 70 cm në rajonin e Tunelit Kalimash. Punojnë 8 borëpastruese.

Kukës-Bushtricë e qarkullueshme me zinxhirë. Lartësia e dëborës 70 cm. Punojnë 4 borëpastruese e 1 fadromë.

Kukës –Zapod e qarkullueshme me zinxhirë. Lartësia e dëborës 35cm.   Punojnë 2 borëpastruese,1 fadromë.

F.Dugagjin–Q.Shllak e qarkullueshme me zinxhirë deri në Qendrën e Njësisë Administrative Malzi ,pjesa tjetër deri në Q.Shlak e Q.Mali është e bllokuar . Lartësia e dëborës 90 cm.Po punojë 2 borëpastruese e 1 eskavator.

Kukës-Krumë e qarkullueshme pjesërisht me zinxhirë. Lartësia e dëborës 50 cm në Q.Tobli.Punojnë 4 borëpastruese.

Krumë-Q.Prushi-Kam e qarkullueshme pa zinxhirë. Lartësia e dëborës 60 cm.
Punojnë 3 borëpastruese.

B.Curri-Valbonë e qarkullueshme me zinxhirë.  Lartësia e dëborës deri në 1m në Valbonë .  Punojnë 2 fadroma e 1 borëpastruese.

B.Curri-Q.Morinë e qarkullueshme pa zinxhirë. Lartësia e dëborës 50 cm. Punojnë 2 borëpastruese.

B.Curri-Q.Luzhë e qarkullueshme me zinxhirë. Lartësia e dëborës 70 cm në Q.Luzhë.Punojnë 3 borëpastruese.

B.Curri-Fierzë e qarkullueshme pa zinxhirë. Lartësia e dëborës 35 cm.Punojnë 2 borëpastruese.

Dushaj -Lekbibaj e qarkullueshme me zinxhirë. Lartësia e dëborës 70 cm.Punojnë 2 borëpastruese.

Problematike mbetet situata edhe në Pukë dhe Fushë-Arrës, ku të gjithë akset janë të detyrueshme të kalohen me zinxhir, gjithashtu shumë fshatra janë pa energji elektrike prej ditës së djeshme.

Firmat kontraktore kanë punuar me të gjitha mjetet e forcat e tyre për të ndërhyrë në segmentet problematike. Nuk është raportuar për problematika të vecanta.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × two =