Boshnjakët e Sanxhakut kthehen në identitet, heqin prapashtesat “viq” dhe ''iq'' - Arbëria News

Boshnjakët e Sanxhakut kthehen në identitet, heqin prapashtesat “viq” dhe ”iq”

Shqiptaret-ne-Sanxhak

Kreu i Këshillit Kombëtar Boshnjak në mandatin teknik, Esad Xhuxheviq ka paralajmëruar se pjesëtarët e popullit boshnjak do të heqin nga mbiemrat e tyre prapashtesat “iq” dhe “viq”.
Xhuxheviq tha për gazetën lokale të Sanxhakut se boshnjakëve këto prapashtesa i’u janë shtuar dhunshëm nga viti 1912, vit në të cilin Sanxhaku u fut në përbërje të Serbisë dhe të Malit të Zi.
Ai shtoi se bëhet fjalë për një projekt afatgjatë kombëtar me rëndësi të jashtëzakonshme.
Xhuxheviq e dha këtë deklaratë me rastin e shënimit të 11 majit, Ditës së flamurit boshnjak.
Boshnjakët në Sanxhak kanë dy këshilla kombëtarë, njëri me të cilin kryeson Xhuxheviq, dhe tjetri i afërt me myftiun Muamer Zukorliq.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × one =