Bolino: Kam tre muaj që spo gjej një avokat kundër Berishës, kanë frikë - Arbëria News

Bolino: Kam tre muaj që spo gjej një avokat kundër Berishës, kanë frikë

carlo-bollino-sali-berisha_0

Në një editorial të publikuar në median e vet shqiptarja.com, gazetari dhe botuesi Carlo Bolino denoncon frikën që avokatët shqiptarë kanë për të qenë kundër ish kryeministrit Sali Berisha. Gazetari-botues duke reaguar ndaj atyre që i quan shpifje të ish kryeministrit për aferën e stadiumit të ri kombëtar që sipas projektit do të riemërtohet Arena Kombwtare, case shprehet se :”

Forca e kërcënimeve të Berishës është shumë më e fortë nga sa qeveria dhe parlamenti imagjinojnë: pas editorialit tim të tre muajve më parë, dosage kur më kishte veshur plot shpifje fitoren e një tenderi, jam akoma në kërkim të një avokati që të pranojë të padis Berishën për shpifje. Përgjigja e avokatëve që kam takuar deri tani është e njëjta: Kemi frikë nga sulmet dhe hakmarrja e tij. Kjo është Demokracia?”

Ky ueshtë i pari denoncim i tillë i një botuesi dhe gazetari në Shqipëri, i cili denoncon forcën e frikshme që ish kryeministri dhe politikani i vjetër Berisha ka ende në skenën politike dhe në jetën e përditshme shoqërore dhe partiake të vendit.

Sipas zotit Bolino, për më tepër se tre muaj, ai ende nuk po gjen një avokat shqiptar që të përballet në gjykatë me ish Presidentin dhe ish Kryeministrin, të cilin dëshiron ta paditësë gazetari-botues italian me shtetësi shqiptare.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 − three =