Braçe: Turp që na ngriti në këmbë partneri i Millosheviçit - Arbëria News

Braçe: Turp që na ngriti në këmbë partneri i Millosheviçit

Deputeti socialist Erjon Braçe ka postuar para pak minutash një koment për propozimin e Sali Berishës për të mbajtur një minutë heshtje për 20 vjetorin e masakrës së Srebrenicës.

Eshtë hera e fundit që çohem në këmbë në kuvend prej Sali Berishës. Sot ai ngriti në këmbë kuvendin. Tha se e bënte në nder të viktimave të Srebrenicës.

Muslimanët e mirë dhe jo vetëm të Srebrenicës do ti nderoja pa diskutim në çdo rast. Por ishte e turpshme që Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ta bëjë këtë prej Sali Berishës.

Madje është neveritëse. Sali Berisha është ish Presidenti që u akuzua për thyerje të embargos së OKB në ndihmë të regjimit serb në luftë e masakra atë kohë.

Kishte partner në tregtinë e karburanteve Slobodan Miloshevic, medicine Mumir Bullatovic, Radovan Karaxhic, me këtë të fundit ngjan edhe pa fund. Sali Berisha është i akuzuari i madh për rrëmbimin, torturimin, vrasjen dhe zhdukjen e një shqiptari të mirë si Remzi Hoxha, thjesht pse ai u vu në dijeni të kësaj marrëdhënieje.

Sali Berisha të tregojë ku janë eshtrat e tij. Atje në Srebrenicë varret masive u hapën dhe eshtrat u gjetën, Sali Berisha nuk e bëri prej 20 vitesh nuk e bën, duke mbajtur peng në dhimbje një familje të tërë shqiptarësh të mirë.

Ndaj as që çohem në këmbë prej një keqbërësi si Sali Berisha”, shkruan Erion Braçe në profilin e vet në Facebook.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen − seventeen =