Brexit nis të jap shenjat e para, Britania përzë qytetarët e BE-së - Arbëria News

Brexit nis të jap shenjat e para, Britania përzë qytetarët e BE-së

Zyra Kombëtare në Britaninë e Madhe ka paralajmëruar qytetarët e BE-së në Britani se do të duhet të largohen nga shteti ishullor, shkruan gazeta britanike The Guardian.

Sipas kësaj gazete, një letër qeveritare, e shkruar në emër të sekretarit të zyrës Amber Rudd këshillon shtetasit e BE-së se ata duhet të marrin parasysh largimin.

“Këta shtetas kanë të drejtën e udhëtimit lirisht në të gjithë BE-në dhe mund të vizitojnë, jetojnë, studiojnë dhe në shumicën e rasteve punojnë në çdo shtet tjetër të unionit”.

Letra e datës 18 tetor, e cila është shkruar nga zyrtarët e seksionit të emigracionit i thotë një shtetasi rumun në një qendër të paraburgimit, se kërkesa e tij për strehim emergjent është refuzuar dhe ai duhet të marrë në konsideratë një vend tjetër.

Në letër shkruhej: “Ju mund të largoheni duke u kthyer në Rumani ose në një shtet tjetër anëtar të BE-së, ku të gëzoni qasje në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut pa pengesa”.

Arrestimet dhe largimet e detyruara të shtetasve të BE-së nga Mbretëria e Bashkuar janë rritur ndjeshëm që nga votimi i Brexit, citon The Guardian.

Kjo ka bërë që kritikët të pohojnë se Zyra Kombëtare synon qëllimisht të krijojë një mjedis armiqësor për emigrantët.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × five =