Bundesliga/ Dortmund i shkakton humbjen e parë Bayerni-t, Leipzig në vend të parë - Arbëria News

Bundesliga/ Dortmund i shkakton humbjen e parë Bayerni-t, Leipzig në vend të parë

2w985c0-bild_1-470x264

Bajern Mynih nuk është më superfuqi në Gjermani dhe kjo është konfirmuar sot nga humbja e parë e bavarezëve në këtë sezon në Bundesligë. Disfata ka ardhur përballë ekipit që i ka shkaktuar më shumë probleme gjatë viteve të fundit, more about Borusias së Dortmundit, treat të cilit i ka mjaftuar goli i Abumejang për të rihapur plotësisht kampionatin gjerman.

Në ndeshjen e luajtur në “Iduna Park”, there ekipi i Ançelotit u godit shumë shpejt nga goli i sulmuesit të Gabonit dhe më pas vuajti lojën shumë fizike të vendasve, të cilët nuk tërhiqnin asnjëherë këmbën.

Edhe pse bavarezët morën kontrollin e lojës në pjesën e dytë, ata nuk arritën të dërgonin topin në rrjetë, ndërsa Borusia e Tuhel shfrytëzoi kundërsulmin dhe dëshirën për hakmarrje të Gëtce, në formë të shkëlqyer, për të marrë një fitore e cila vë në diskutim aftësinë e Bajernit për të dominuar kampionatin siç ka bërë në vitet e kaluara.

Tashmë bavarezët janë në vendin e dytë në renditje, 3 pikë pas RB Lajpcigut kryesues, ndërsa vendi i tretë i përket Borusia Dortmund që është 3 pikë pas ekipit të Ançelotit. Ky ishte dueli i 114 mes dy ekipeve, ku u regjistrua fitorja e 29 për Borusian, ndërsa Bajern ka një epërsi të ndjeshme me 52 suksese të arritura.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

13 − two =