Ne seancën e sotme vajza mësohet se nuk ka pranuar te shkoje te gjyshërit ( prindërit e babait) duke u shprehur se ata janë prindërit e babait qe vrau nenen dhe tezen. Ne seancen e sotme qe është zhvilluar gjithashtu me dyer te mbyllura vajza është shprehur se do te shkoje te jetoje me dajën dhe se kërkon te mbaje edhe mbiemrin e familjes se nenës se vrare. Marrja ne pyetje e vajzës se mitur është kryer ne prani te kujdestares se fshatit SOS dhe psikologes.

Kujdestarinë e fëmijëve e kane kërkuar edhe daja e fëmijëve por edhe prindërit e autorit te kësaj vrasje. Rreth dy muaj pas ngjarjes ka qene Gjyshmi Caushaj qe hapi padi kundër vrasësit të dy motrave te tij, për t’i marr kujdestarin e fëmijëve qe tashme janë strehuar ne fshatin SOS.