Buxheti 2018, në rajon u përdor për rroga dhe pensione, në Shqipëri për koncesione dhe investime në Tiranë - Arbëria News

Buxheti 2018, në rajon u përdor për rroga dhe pensione, në Shqipëri për koncesione dhe investime në Tiranë

Shpenzimet buxhetore për investime në Shqipëri i kanë dhënë prioritet investimeve në kryeqytet dhe koncecionet me Partneritet Publik Privat (PPP). Kjo mënyrë e përdorimit të buxhetit më 2018 nuk ishte e zakonte për vendet e tjera të Ballkanit perëndimor vërejti Banka Botërore në Raportin e fundit periodik për zhvillimet ekonominë në Rajon.

Në Rajon përgjithësisht shpenzimet buxhetore ishin të fokusuara të pagat, pensionet dhe  ndihma ekonomike.

Raporti vëren se në Shqipëri ndryshe nga rajoni, shpenzimet buxhetore kanë prioritizuar kryeqytetin dhe gjithashtu në financimin e partneriteteve publike (PPP).

Banka Botërore vë në dukje se PPP-te  mund të rrisin efikasitetin e investimeve, por ato bartin rreziqe fiskale që duhet të menaxhohen.

Marrëveshjet e errëta të PPP-ve mund të krijojnë hapësira korrupsioni duke garantuar të ardhura për privatët dhe duke rritur rreziqet për arkën e shtetit. Gjithashtu koncensionet PPP mund të rrisin borxhin në periudhë afatmesëm lajmëron Banka.

Në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë rritja e shpenzimeve në vitin 2018 shkoi kryesisht për rritje të pensioneve dhe pagave. Në Maqedoni shpenzimet e përgjithshme u ulën për shkak të investimeve më të ulëta publike, teksa shpenzimet për përfitimet sociale vazhduan të rriten në 2018.

Mali i zi vijoi të ketë shpenzime më të larta kapitale për shkak të angazhimit për të ndërtuar autostradën me Serbinë.

Në përgjithësi, në vitin 2018 buxhetet në Ballkanin Perëndimor vazhduan të ishin të ngarkuar nga shpenzimet për paga, pensione, dhe për qëllime sociale.

Borxhi publik vijoi të jetë  i lartë veçanërisht i lartë në Shqipëri dhe Mal të Zi .

Banka sugjeron të përmirësohet efikasiteti dhe barazia e shpenzimeve publike si dhe të rritet eficencia e grumbullimit te të ardhurave. Gjithashtu sugjerohet  krijimi i kontigjencave për të përballuar rreziqet fiskale. Banka ka vëne në dukje se duhen më shumë përpjekje për përmirësimin e shërbimeve publike.

Nga 2017 me 2018, politika më e shtrënguar fiskale ndihmoi në zvogëlimin e borxhit publik në Serbi, ku treguesi arriti në nga 58.7 % e PBB-së në 54.3 për qind dhe në Shqipëri nga 71.8 % e PBB në 68.6 për qind e PBB-së.

Në Malin e Zi borxhi mbetet i lartë dhe me 2018 arriti në 75.4% e PBB-së për shkak të financimit të ndërtimit të autostradës Bar-Boljare.

Në Maqedoninë e Veriut, borxhi u rrit nga  47.7 % e PBB-së në 48.4 për qind të PBB-së për shkak të emetimit të Eurobondit.

Borxhi i Kosovës-edhe pse ende më i ulëti në rajon, u rrit gjatë vit, duke arritur 17.7 për qind të PBB-së për shkak për rritjes së rrogave dhe investimeve publike.

/Monitori.al/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 1 =