Të ardhurat, Cani i pakënaqur me kontrabandën në dogana, "Crown Agents" do të largohet - Arbëria News

Të ardhurat, Cani i pakënaqur me kontrabandën në dogana, “Crown Agents” do të largohet

12003413_1625136787757390_9179780993515621527_n (1)

Ministri i Financave Shkëlqim Cani e pranon se në dogana ka korrupsion dhe evazion fiskal. Në një intervistë për Ora News, page Cani tha se është i pakënaqur nga puna në dogana, për shkak se ky sektor ka dështuar në realizimin e të ardhurave. Dhe kjo, pikërisht për shkak të kontrabandës dhe evazionit.

Pyetjes se si e vlerësoni ju punën e doganave dhe a jeni i kënaqur nga puna e Crown Agents, ministri Cani u shpreh se: ‘

Ju thoni dhe unë e pranoj që kryesisht mosrealizimi i të ardhurave janë nga doganat dhe jo nga tatimet dhe tani ju më thoni që a je i kënaqur. Si mund të jem i kënaqur? Përgjigja është nuk jam i kënaqur nga puna e doganave, përderisa ato nuk kanë realizuar objektivin.

Ne bëmë buxhetin e vitit 2016. Kemi shkruar në relacion: Ne do të realizojmë këtë nivel të ardhurash, por duke meduar që niveli në çmimet e naftës, kromit nuk do të lëvizjë përtej këtij limiti. Në atë kohë mu bë një vërejtje që e mirëprtia, që nuk keni vlerësim siç duhet të ecurisë së tregjeve ndërkombëtare etj.

Sot me këtë çmim nafte që jemi, nga 25 lekë që do merrnim ne marrim 20 lekë/l. Është 20% ulje dhe efekti është 3 mld lekë’.

Kush është faji i administratës?

Cani: Faji i administratës është: Si është e mundur të bjerë në mënyrë kaq drastike sasia e cigareve të importuara? Nuk mund ta pranoj që importet e cigareve kanë arritur në këtë nivel. Pse? Mund të merrni faktorë që ka ranë pirja e duhanit dhe ka një të vërtetë. Por, nëse kjo rënie është nga 2-5 % pjesa që ka rënë më shumë duhet kërkuar në faktorqë të tjerë. Është e vërtetë, po aq e vërtetë sa importet janë zëvendësuar me prodhim vendas. Pse? Sepse po ra pagesa për energjinë elektrike në shtresat relativisht të varfëra që ishin mësuar pa pagësë, tani 30% do të detyrohen ta riformatojnë dhe do të kujdesen më shumë për ushqimet bazë. Do marrin jo më cigare Marlboro, por do ta marrin të dredhur.

I pyetur për kontrabandën Cani u shpreh se:

‘Ka kontrabandë,ka evazion dhe ky është shqetësimi im. Ky shqetësim është përsa kohë institucioni i doganave nuk më jep një analizë të plotë bindëse që i ka shterur të gjithë mundësitë e kontrabandës’.

Përsa i përket rolit të Crown Agents, kompanisë britanike të kontraktuar nga qeveria shqiptare për të rritur efektshmërinë e doganave shqiptare, ministri Cani shprehet i rezervuar por konfirmon se ata do të largohen vitin që vjen.

Nuk po ndahemi si armiq. Ne nuk i kemi mundësitë me si Qeveri. E kemi riorjentuar punën tonë tek platforma, tek sistemi dhe do i harxhojmë paratë dhe mundësitë tek kjo pjesë”.

Arbëria News

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

10 + five =