Cilat janë pasojat e bullizmit të fëmijëve në kopsht - Arbëria News

Cilat janë pasojat e bullizmit të fëmijëve në kopsht

Departamenti Promocionit Shëndetësor, Instituti i Shëndetit Publik, Tiranë

Bullizmi është një fenomen që fillon qysh herët në jetën e qenieve njerëzore. Të dhënat shkencore sugjerojnë që bullizmi i ka rrënjët qysh në fëmijërinë e hershme, dhe studime të shumta e kanë evidentuar atë të ndodhë midis fëmijëve të kopshteve gjithashtu. Disa edukatore e prindër mund të dyshojnë ende në vërtetësinë e kësaj të dhëne, duke menduar se fëmijët e vegjël nuk janë në gjendje ta kuptojnë dhe shfaqin një sjellje të tillë.

Pasojat e bullizmit në këtë moshë

Simptoma psikosomatike

– Fëmijët e kopshtit të cilët janë dhunuar nga moshatarët e tyre, prindërit dhe edukatoret raportojnë të jenë stresuar dhe të kenë shfaqur simptoma të ndryshme psikosomatike (për shembull dhimbje koke), të kenë frikë të shkojnë në kopsht dhe të shprehin simptoma depresive. Refuzim nga moshatarët

– Studimet dëshmojnë se bullizmi në kopsht, sikurse edhe në shkollë, është një problem që shqetëson të gjithë grupin e fëmijëve sikurse edhe të rriturit (mësues dhe prindër). Fëmijët e kopshtit i pëlqejnë më pak viktimat se sa moshatarët e pa përfshirë apo edhe krahasuar me fëmijët bulli. Gjithashtu, viktimat nuk kanë shokët që të mund t’i mbrojnë ata.

Refuzimi nga moshatarët mbetet stabël për disa vite dhe ka pasoja negative afatgjate në mirëqenien dhe pranimin social të fëmijës, dhe mund të shkaktojë viktimizim të mëtejshëm. Bazuar në studime, mund të thuhet se fëmijët që nuk kanë shokë, që nuk pranohen në grup dhe që janë të viktimizuar, kanë nevojë për vëmendje speciale nga të rriturit në mënyrë që të ndihmohen të dalin nga ky rreth vicioz. Rrjedhimisht, edhe nëse vërehet që disa fëmijë në grup janë shqetësuar për shkak të bullizmit, studimet tregojnë që këta fëmijë, si viktimat ashtu edhe fëmijët e tjerë, nuk mund ta ndalojnë vetë këtë situatë. Po ashtu, studimet dëshmojnë së vetë situata është shpërblyese për fëmijët bulli dhe se edhe ata, ashtu si fëmijët viktima, janë të stabilizuar në këto role. Kjo nënkupton se të rriturit duhet të përfshihen direkt në ndalimin e këtyre situatave të dëmshme.

Shendeti.com.al

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × 4 =