CILI JENI JU. Z. KONOMI? - Arbëria News

CILI JENI JU. Z. KONOMI?

Gëzim Hashimi

Një replikë publike me idhtarin e projektit të TEC-it me gaz në Korçë. Ju lutem kini durimin të më lexoni dy fjalë sepse besoj se është çeshtje shumë e rëndësishme dhe ka nevojë për një qëndrim korrekt. Shpërndajeni gjithashtu nëse e shihni me vend, sepse ka nevojë të detoksikohet opinioni. Ka disa ditë që po has nëpër portale dhe televizione lokale, opinione të ngritura kuturu, në lidhje me projektin e termocentralit me gaz që do të ndërtohet në afërsi të Korçës. -Kuturu dhe kot më kot nuk e ngre zërin njeri, z. Konomi. Po e them troç, se me shqetësim konstatoj që opinionet, skenaret dhe studimet që paraqiten nëpër to, janë tërësisht amatoreske dhe të genjeshtërta. Këtu ngrihet pyetja, kush jeni ju z. Konomi që vlerësoni këto amatorizma? Kam uruar të jenë të tilla nga padituria dhe mungesa e informacionit dhe jo nga keqdashja, por nuk me rezulton kështu. Duke parë nga ana tjeter se kjo ka filluar të shqetesojë njerëz dhe duke menduar që në fund të fundit i’u duhet dhenë një pergjigje, them se sa me shkurt të mundem, duhet t’ju them këtu disa të vërteta. Une e kam ndjekur hap pas hapi këtë projekt. -Pse ju hap pas hapi dhe pse ju kaq i flakti në mbrojtje të projektit? Jam prezantuar me iniciativën, në fund të vitit 2015, gjatë një takimi ndërkombëtar mbi energjinë ku është diskutuar domosdoshmëria që vendi të instalonte një sistem të qendrueshëm energjitik, bazuar tek resursi me i madh i tillë, gazi natyror që vjen nëpërmjet TAP. Një sistem i tillë me cikel koogjenerativ ishte sugjeruar fillimisht të vendosej ne zonën fushore të Shqipërisë, duke përfituar kështu nga disa faktorë favorizues të atjeshëm. Në po të njëjtën periudhë, pranë Institucionit te Prefektit të Qarkut Korçë, ka qënë ngritur një grup pune për studimin e alternativave energjitike, kryesisht për ngrohjen e qytetit të Korçës dhe për të trajtuar problematikat therrese që lidhen me këtë, duke filluar nga ndotja alarmante gjatë gjysmës së vitit, tek shterrimi thuajse i plotë i rezervave drusore për ngrohje dhe gjendja e rënduar mjedisore për shkak të saj. Në këtë kuadër dhe në atë përpjekje e sipër, kam kërkuar asokohe të marr kontakte me kompaninë austriake që kishte shprehur interes për projektin në fjalë, dhe i’u kam kërkuar të marrin në konsideratë opsionin e vendosjes së impiantit në Korçe. Një numër parametrash, si afërsia me TAP, aksesi tek uji i përdorshëm për procesin e ftohjes dhe mundesia e lidhjes se linjes te transmetimit me nje nenstacion elektrik qe te mund te pranonte ate kapacitet, mbeteshin te pandryshuara. Veshtiresia qendronte tek një faktor i vetëm, i cili kishte të bënte me një humbje të rendimentit në prodhimin e energjisë e detyruar nga ndryshimi i trysnisë atmosferike për shkak të rritjes së lartësisë mbi nivelin e detit. ‘MEGJITHATË, ME INSISTIMIN TONË DHE NDIHMËN E LOBIMIN E FAKTORËVE ME PESHË?, MIDIS TË CILËVE EDHE DISA INSTITUCIONE PRESTIGJOZE NDËRKOMBËTARE’- u arrit marreveshja që Korça të ishte vendvendosja përfundimtare e impiantit, deklaron z. Konomi. Propozimi i parë ishte që impianti të ndërtohej në afërsi të Zemblakut dhe në këtë mënyrë projekti shkurtonte ndjeshëm kostot që lidheshin me ndërtimin e linjës se transmetimit, ndërkohë që qëndronte në afërsi të tubacionit të gazit dhe lumit të Devollit për marrjen e ujit. Me gjithë këto faktorë shumë të favorshëm për investimin, kam insistuar atehere qe te konsiderohej nje vendosje tjeter me afer Korces, ne menyre qe te perfitonim ngrohjen e qytetit dhe mundesine per te krijuar industri dhe ekonomi rreth tij. Pas diskutimesh variantesh te ndryshme, u ra dakord qe projekti te zhvendosej edhe njehere, kete radhe ne krah te impiantit te ujerave te perdorura te qytetit, ne nje distance prej afer 1km nga skaji verior i qytetit. Distanca e atjeshme nga zona e banuar, nga njera ane mundesonte ndertimin e rrjetit te avullit dhe/ose gazit dhe ujit sanitar, dhe nga ana tjeter siguronte marrjen e ujit nga impianti i ujerave te perdorura per t’u ricikluar dhe perdorur me pas per ngrohjen, si edhe afersine me stacionin e lidhjes me gazsjellesin. Projekti i sotem perfundimtar, qendron ne kete vendndodhje dhe perdor keto burime per funksionimin e tij. NE PËRFITOJMË SHUMË NË KËTË MES. Perfitojme nje investim prej afer 400 milione Euro, i cili hap qindra mundesi pune dhe krijon nje ekspertize te re dhe unike per Korcen dhe per vendin. -Perfitojme nje peshe strategjike te rende ne rajon.!!! Perfitojme mundesine unike per te pasur akses tek gazi natyror sepse pa kete projekt, Korca e ka teorikisht dhe praktikisht te pamundur te marre gaz, duke qene se ne rastin me te mire, konsumi i perllogaritur i qytetit eshte afer pese here me poshte se kufiri me i ulet i lejuar per te nxjerre gaz nga rrjeti i TAP sipas marreveshjeve dhe percaktimeve respektive. Perfitojme furnizimin e konsumatoreve qofte private ashtu edhe publike, me uje sanitar me kosto te ulet gjate gjithe vitit.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

14 + fifteen =