Ç'mendojnë shqiptarët për dekretin e Metës? Sot në Report TV, sondazhi i GPF - Arbëria News

Ç’mendojnë shqiptarët për dekretin e Metës? Sot në Report TV, sondazhi i GPF

Pas termetit ne politike te shkaktuar nga dekreti i presidentit Meta per anulimin e zgjedhjeve te 30 qershorit Televizioni Report TV në bashkëpunim me Institutin Italian GPF Inspiring Research, sjell sondazhin me te fundit te opinionit publik  mbi situatën politike në vend dhe pritshmërinë për 30 qershorin.

Sot në orën 20:00 në emisionin Repolitix do të mësoni se c’mendojnë shqiptarët për dekretin e presidentit dhe qëndrimin e socialisteve për ta shpërfillur atë? Si e gjykojnë shqiptarët konfliktin e rëndë institucional mes presidentit Meta dhe kryeministrit Rama dhe cfarë mendojnë ata se do te ndodhë në 30 qershor? Cmendojne shqiptaret per vendimin e  socialisteve per te kerkuar ne Kuvend shkarkimin e presidentit Meta? Ne rast se kriza politike dhe institucionale do te conte vendin ne zgjedhje te parakohshme per ke parti do te votonin sot shqiptaret?

Edhe në këtë mbremje i ftuar special do të jetë Roberto Baldassari, ish president i Institutit Piepoli dhe aktualisht President i GPF Inspiring Research, figura e njohur per publikun shqiptar qe parashikoi sakte sondazhet ne 2013 dhe 2017. Në studio me gazetarin Denis Minga analistë dhe eksperte te fushës do të intervistojnë autorin  dhe do të analizojnë të dhënat e ketij sondazhi specifikisht per situaten me te fundit politike ne vend te shkaktuar pas dekretit te presidentit Meta per te anuluar zgjedhjet e 30 qershorit./SH.com/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 + 10 =