Copa America , Argjentina 'poker' me SHBA 4-0 : rikthehet sërish në finale - Arbëria News

Copa America , Argjentina ‘poker’ me SHBA 4-0 : rikthehet sërish në finale

Copa America ka qënë kampionati i golave ndryshe nga Euro 2016 dhe pikërisht një nga gjysëmfinalet mes SHBA dhe Argjentinës ka përfunduar në goleadë.

Nuk flasim për goleadë si ajo e Kilit ndaj Meksikës por një ‘poker’ të Argjentinës ndaj SHBA : 4-0. Argjentina kishte dhe gjeti nevojën e Leo Messi. 2 Asistime dhe 1 gol e bëjnë asin e Argjentinës golashënuesin më të mirë të kombëtares.

Argjentina e ka tepër të lehtë me SHBA në Houston teksa e shpartallon përpara publikut të saj 4-0 duke prerë për të 2-tën herë radhazi finalen e Copa America

Argjentina nis shpejt. Minuta e 3′ dhe “blancocelestët” në avantazh. Goditja e këndit nga ana e Messit gjen kokën e Lavezzit i cili surprizon Guzan. Minuta e 32′ dhe Leo Messi lë shenjën e tij : Goditje dënimi spektakolare nga ana e ‘pleshtit’ duke mos i dhënë asnjë mundësi Guzan të reagonte. Një gol që e kthen Messin në shënuesin më të mirë të kombëtares.

Vetëm 5 minuta pas pushimit iu deshën argjentinasve të realizojnë sërish. Gonzalo Higuain gjen golin dhe shënon me Argjentinën golin e tij të 30-të. Por as Messi nuk e mbyll llogarinë këtu. Messi rekuperon një top dhe gjen Higuain i cili paraporte nuk di të gabojë.

Në fund të sfidës Argjentina humbet Lavezzin. Lojtari i Beijing ka dëmtuar krahun e djathtë pas një rënieje tek tabelat publicitare dhe me shumë mundësi do të humbas finalen të cilën Argjentina e riprek të dytën herë radhazi dhe pret fituesin e ciftit Kili-Kolumbi / Lefter Çipa-Arberianews

https://www.youtube.com/watch?v=3QHkqy9vb_s

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × 2 =